Samsung mund të jetë duke zhvilluar procesorë për veturat autonome Tesla

Mos i humb

Makina vet-ngasëse është një nga fushat e famshme të teknologjisë që është duke u zhvilluar. Ne po shohim përfshirjen e të gjitha llojeve të kompanive në këtë teknologji, jo vetëm prodhuesit e makinave.

Lista përfshin Apple, Baidu dhe Google, vetëm për të përmendur disa, por tani një raport nga Koreja sugjeron se Samsung mund të përfshihet gjithashtu.

Në një raport nga The Korea Herald, citohen burime anonime të cilët pretendojnë se Samsung mund të jetë duke zhvilluar procesorët për makina vetë-lëvizëse dhe se mund të punojnë me Tesla-n në këtë teknologji.

Raporti pohon se Samsung ka qenë “në mënyrë agresive” duke punësuar inxhinierë softuerik që specializohen në teknologjitë autonome të ngasjes, dhe se kjo mund të jetë pjesë e një departamenti të ri në Samsung.

Megjithatë raporti vë në dukje se sa i përket Samsung, qëndrimi i tyre zyrtar është mohues, ku kompania ka mohuar thashetheme të ndryshme rreth planeve për një njësi biznesi të ri për automjete autonome ose për komponentët e automjeteve, si çipi i lartpërmendur.

Por në të njëjtën kohë duke pasur parasysh se si rivalët e ndryshëm të Samsung, duke përfshirë LG, po eksplorojnë këtë industri të veçantë, nuk do të ishte e habitshme nëse Samsung do të përfshihej në të.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit