Samsungu i pari në treg, Apple i dyti!

Mos i humb

Samsung mbetet në krye të telefonave më të shitur.

Gjiganti korean është lider me gjithsej 78.2 milionë telefona të shitur, por ra 2.4 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Apple renditet i dyti me 52.2 milionë telefona të porositur, që paraqet një rritje prej 2.8%.

Gjithashtu, kompania nga Kupertino arriti një rritje të tregut prej 16.6 për qind. Në vendin e tretë renditet kompania kineze Huawei me 39.3 milionë telefona të shitur dhe pjesëmarrje në treg prej 11.8 për qind.

Për herë të parë, që nga viti 2013, porositë tremujore të telefonave në Kinë ishte më pak se 100 milionë pajisje.

Kjo është një nga arsyet që dërgesat e telefonave në nivel global ka rënie prej 2.9 për qind në tremujorin e parë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit