Sanchez humbet betejën e parë për të formuar qeverinë në Spanjë

Mos i humb

Kryetari i Partisë Socialiste spanjolle ka humbur betejën e parë për të formuar qeverinë.

Atij i duhen 176 vota nga 350 mandatet që ka parlamenti por mori vetëm 166 pro dhe 165 kundër.

Por Sanchez ka dhe një shans të dytë, të martën, kur do i duhet vetëm një shumicë e vogël për t’i thënë ‘po’.

Partia e tij bashkë me atë të Pablo Iglesias, kryetari i së majtës ekstreme Unidas Podemos kanë 155 mandate. Pra, koalicionit qeverisës i duhen votat ‘pro’ nga partitë e vogla.

Ai u tradhtua nga një prej tyre. Ana Oramas e Koalicionit Kanaria deklaroi se do votonte pro, por më pas ndryshoi mendje dhe i dha veton.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit