Sanksione të reja ndaj Rusisë, SHBA ndëshkojnë 4 kompani e 15 agjentë

Mos i humb

Shtetet e Bashkuara vendosën të mërkurën sanksione të reja ndaj Rusisë, duke vënë në shënjestër individë dhe kompani që dyshohen për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale.

Sanksionet e reja prekin 15 anëtarë të shërbimeve sekrete ushtarake të Rusisë dhe 4 kompani që dyshohen për aktivitete dashakeqe ndaj Shteteve të Bashkuara në të gjithë botën. Konkretisht, personat në fjalë konsiderohen përgjegjës për sulme kibernetike ndaj profileve elektronike të eksponentëve të Partisë Demokratike dhe për përhapje të lajmeve të rreme në rrjetet sociale, për të krijuar përplasje në radhët e elektoratit amerikan.

Lëvizja më e fundit e administratës amerikane vjen pas sanksioneve të vendosura në prill ndaj 7 oligarkëve rusë dhe 12 kompanive, të akuzuar për shkelje të normave ndërkombëtare për llogari të Kremlinit.

Në sanksione kanë përfunduar edhe individë përgjegjës për sulme kibernetike ndaj Agjencisë Botërore të Anti-dopingut, Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike dhe organizatave të tjera në periudhën 2016-2018.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit