“Sanksionet ndaj zyrtarëve të Iranit mbyllën rrugën e diplomacisë”

Mos i humb

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Abbas Mousavi, ka deklaruar se sanksionet me objektiv udhëheqësin suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei dhe ministrin e Jashtëm iranian, Javad Zarif, i kanë mbyllur plotësisht dyert e diplomacisë.

Mousavi në llogarinë e tij në Twitter ka folur rreth sanksioneve të reja të SHBA-ve të cilat përfshijnë edhe Ayatollah Ali Khamenein.

“Sanksionet e padobishme kundër udhëzuesit iranian (Khamenei) dhe komandantit të diplomacisë (Zarif) mbyllën plotësisht rrugën e diplomacisë me administratën e pashpresë të SHBA-ve”, tha Mousavi.

Ai shtoi se administrata amerikane po përpiqet të shkatërrojë të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë të krijuar për të mbrojtur paqen dhe sigurinë globale.

– Tensionet SHBA-Iran

Tensionet mes Iranit dhe SHBA-ve pas tërheqjes së njëanshme të SHBA-së nga marrëveshja bërthamore në maj 2018, u rritën edhe më tej në linjën Teheran-Washington pasi javën e kaluar Garda Revolucionare e Iranit rrëzoi një mjet ajror pa pilot (dron) amerikan mbi Ngushticën e Hormuzit.

Përderisa Irani mbron idenë e tij se droni u qëllua për shkak të shkeljeve të hapësirës ajrore, SHBA-të pretendojnë se droni u qëllua në hapësirën ajrore ndërkombëtare.

Trump njoftoi se kishte miratuar një sulm ajror mbi Iranin të premten, por ndërpreu urdhrin e sulmit kur mori informacion që mund të humbisnin jetën rreth 150 iranianë.

Pas rrëzimit të dronit, administrata e Trumpit dje vendosi sanksione të reja kundër Teheranit, përfshirë edhe udhëheqësin suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei. Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin gjithashtu njoftoi se edhe ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif do të shtohet në listën e sanksioneve të SHBA-ve këtë javë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit