Sara Netanyahu shpallet fajtore për keqpërdorim të fondeve publike

Mos i humb

Bashkëshortja e kryeministrit izraelit, Sara Netanyahu u shpall sot fajtore për tejkalimin në mënyrë të padrejtë të shpenzimeve për vaktet e drekave apo darkave të shtruara me paratë e taksapaguesve, sipas medias e pranishme në gjykatë në Jerusalem.

Fillimisht ajo u vu nën akuzë në qershor të 2018 për mashtrim dhe shpërdorim të besimit, Sara Netanyahu arriti me anë të negociatave të siguronte një marrëveshje që u pranua nga gjykata.

Në fund të procesit ajo u shpall fajtore se ka shfrytëzuar gabimet e një personi tjetër dhe u dënua të paguajë vetëm një gjobë, si dhe shpenzimet për riparimin e dëmit.

Ajo duhet të paguajë një gjobë prej 10.000 sikla izraelite (2.500 euro) si dhe do ti kthejë mbrapsht shtetit shumën e 45.000 siklave (11.000 euro).

Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur më parë përmes një deklarate se Sara Netanyahu akuzohet për shpërdorim të fondeve publike duke urdhëruar qindra vakte ngrënieje në rezidencën zyrtare të kryeministrit, me një vlerë prej 100 000 dollarë, me pretendimin se nuk kishte kuzhinierë në staf.

Një ish-zëvendës drejtor i rezidencës së kryeministrit është akuzuar gjithashtu në të njëjtën çështje.

Sara Netanyahu është përballur prej kohësh me akuza për sjellje abuzive teksa bënte një jetë luksoze, larg asaj të publikut të gjerë.(Ata)

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit