Sarajevë, protestë për shkak të vdekjes së Mohamed Morsit

Mos i humb

Për shkak të vdekjes së Mohamed Morsit, presidentit të parë të Egjiptit të zgjedhur në mënyrë demokratike, para Ambasadës së Egjiptit në Sarajevë është mbajtur një tubim i qetë i egjiptianëve dhe qytetarëve të kryeqytetit të Bosnjë e Hercegovinës.

Protestuesit kanë kritikuar qeverisjen ushtarake në Egjipt, e më pas kanë marshuar nga xhamia e Gazi Husrev Beut deri tek qendra tregtare “BBI”, duke mbajtur pankarta me fotografi të Mohamed Morsit dhe me shenjën “Rabia”.

Gjatë marshimit, përpos pankartave protestuesit kanë bartur edhe një arkivol të mbuluar me flamurin e Egjiptit, duke simbolizuar bartjen e kufomës së Muhamed Morsit, për shkak të vendimit të pushtetit aktual të Egjiptit që të mos ketë organizim për varrimin e tij.

Të pranishmit kanë porositur se në këtë mënyrë shprehin mbështetjen për popullin egjiptian dhe njëkohësisht dënojnë ashpër “regjimin e tanishëm për shkak të shkeljes së të drejtave themelore të njeriut”.

“Kulmi i këtij trajtimi jonjerëzor dhe sjelljes diktatoriale të regjimit ndaj presidentit të parë dhe deri më tani të vetëm të zgjedhur në mënyrë legjitime, Muhamed Morsi, shkaktoi vdekjen e tij të papritur më 17 qershor, pasi gjashtë vite qëndroi i pafajshëm në burg. Është vërtetuar se më shumë se dhjetë herë kanë tentuar që ta vrasin dr. Mohamed Morsin përmes privimit nga medikamentet, trajtimit adekuat madje edhe në shpenzim të tij, si dhe helmimit të ushqimit për çka ai vetë disa herë ka paralajmëruar gjykatësin gjatë procesit të montuar”, theksuan të pranishmit para Ambasadës së Egjiptit në Sarajevë.

Ata rikujtuan se më shumë se 550 persona, të cilët pa prova kanë qenë në burgjet egjiptiane, kanë vdekur në rrethana të dyshimta.

Farid Al Zayat, kryetar i Unionit Egjiptian në Bosnjë e Hercegovinë, tha se vdekja e Mohamed Morsit ka ndodhur në kushte të atilla saqë mund të konsiderohet se ai është vrarë.

“Jemi mbledhur që të shprehim kundërshtimin tonë ndaj regjimit i cili vret popullin e vet”, tha Zayat, duke shtuar se janë shumë fakte qe flasim se është shkaktuar vdekja e Morsit.

Ai theksoi se në këtë mënyrë, protestuesit shprehin mbështetjen për popullin egjiptian.

Mes të pranishmëve ishte edhe Alaa Eldin Sayed, i cili tha se janë mbledhur që të dëshmojnë se janë në anën e drejtësisë.

“Ne jemi kundër pushtetit i cili ka vrarë presidentin tonë. E kanë vrarë ngadalë, nuk ka ndërruar jetë nga vdekja natyrore. Ai gjithnjë ka luftuar për lirinë dhe të drejtat tona”, tha Sayed i cili ndodhet në BeH për më shumë se 20 vite.

Ai thotë se nuk mundet të hyjë në Egjipt. Sayed vlerëson se në tubimin e sotëm është dashur të jenë prezent një numër shumë më i madh i njerëzve, por nuk kanë dalë shkaku i frikës.

Presidenti i vetëm i Egjiptit i zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Morsi, ndërroi jetë para disa ditësh në Kajro.

Varrimi është mbajtur në lokacionin Nast, në lindje të qendrës së Kajros, nën masa maksimale të sigurisë, ndërsa në të kanë marrë pjesë vetëm anëtarët e familjes së Morsit dhe avokatët e tij.

Morsi është varrosur në varrezat në të cilat varrosen udhëheqësit dhe pasuesit e Vëllazërisë Muslimane.

Sipas raportimit të televizionit shtetëror të Egjiptit, Morsi ndërroi jetë pasi paraprakisht humbi ndjenjat në gjykatë.

Në këtë seancë, Morsi gjykohej për “spiunazh”. Ai është përballur me disa aktakuza pasi u rrëzua nga pushteti dhe u burgos pas grusht shtetit ushtarak të vitit 2013.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit