Ballina Te ndryshme “Sateliti i sapozbuluar i Neptunit mund të jetë shkëputur nga një satelit...

“Sateliti i sapozbuluar i Neptunit mund të jetë shkëputur nga një satelit tjetër”

30
0

Astronomët pohuan tezën se mini sateliti i Neptunit, i zbuluar në vitin 2013 nga Teleskopi hapësinor Hubble, mund të jetë shkëputur nga sateliti planetor Proteus.

Sipas lajmit në ueb faqen e Agjencisë Hapësinore Amerikane NASA, në punimin e përbashkët të hulumtuesve të Universitetit të Kalifornisë në SHBA, Qendrës së Hulumtimeve Ames të NASA-s dhe Institutit SETI, thuhet se Hippocamp është shkëputur nga sateliti i madh i Neptunit, Proteus, si pasojë e goditjes së një meteori në të.

Mini sateliti me diametër prej 34 kilometrash ndodhet në vendin ku është ka qenë më parë Proteusi, në orbitën më të jashtme të Neptunit.

“Satelitet e planeteve në murin e jashtëm të sistemit diellor shpesh herë janë të ekspozuar në goditjet e meteorëve”, thotë Jack Lissauer, nga Qendra e Hulumtimeve Ames i NASA-s.

“Këta dy satelitë (Proteus dhe Hippocamp), janë një shembull dramatik se satelitët ndonjëherë mund të formohen duke u ndarë nga njëri-tjetri me anë të meteorëve”, u shpreh ai.

Hippocamp, sipas mitologjisë greke, është krijesë gjysmë kalë, gjysmë peshk. Emri latin i kalit të detit “Hippocampus” vjen nga kjo krijesë.

Sipas rregullave të Unionit Ndërkombëtar të Astronomisë, satelitët e Neptunit mund të emërohen vetëm me krijesat detare të mitologjisë greke dhe romake.

Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën “Nature”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here