Sateliti Juno fotografon “Njollën e Madhe të Kuqe” të Jupiterit

Mos i humb

Sateliti zbulues për Jupiterin i Agjencisë Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës së SHBA-ve (NASA) regjistroi pamje nga “Njolla e Madhe e Kuqe” dhe turbulencat e tjera atmosferike në hemisferën jugore të planetit.

Në një deklaratë në faqen e internetit të NASA-s, thuhet se Juno ka bërë fotografi me rezolucion të lartë nga jugu i planetit derisa ai bënte kalimin e 17-të të afërt në udhëtimin e tij zbulues në orbitën e Jupiterit më 12 shkurt.

Gjatë kalimit Juno regjistroi “stuhinë anticiklike” të vazhdueshme (Qendra e qarkullimit të presionit të lartë) e quajtur si “Njolla e Madhe e Kuqe” dhe rryma të tjera ajrore në hemisferën jugore të Jupiterit.

NASA publikoi në faqen e saj të internetit një kolazh imazhesh të formuara me bashkimin e tre fotografive me rezolucion të lartë që Juno kishte regjistruar gjatë kalimit të tij.

Njolla e Madhe e Kuqe e cila vazhdimisht është një rajon i presionit të lartë mbi Jupiter, arrin të ruajë formën e tij ciklike kundër lëvizjeve horizontale dinamike të stuhive përreth tij. E zbuluar për herë të parë në vitin 1664 nga astronomi britanik Robert Hooke, Njolla e Madhe e Kuqe zë një hapësirë sa 4 herë madhësia e Tokës.

Sateliti Juno, i nisur në hapësirë nga NASA në vitin 2011, vazhdon aktivitetin e tij eksplorues në orbitën e planetit që kur arriti në Jupiter në korrik 2016.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit