“Save the Children” ngre alarmin: 5 fëmijë vdesin çdo minutë nga uria

Mos i humb

Çdo ditë në botë, 7.000 fëmijë nën 5 vjeç vdesin për shkaqe të lidhura me kequshqimin; e thënë ndryshe 5 fëmijë çdo minutë.

E dhëna alarmante vjen nga organizata “Save the Children”, që ka ndërmarrë edhe një fushatë globale nën sloganin “Deri te fëmija i fundit”, me qëllim mbrojtjen e minorenëve në vende të goditura nga thatësirat apo varfëria, nga konfliktet apo dhuna, ku mungon ushqimi, uji i pijshëm apo kurat mjekësore, elementë këta që i privojnë nga fëmijëria.

Fushata e “Save the Children” ka si qëllim të shpëtojë fëmijët që vuajnë nga kequshqimi dhe mbajtjen nën vëzhgim të një vrasësi të heshtur dhe shkatërrimtar, që kontribuon në mënyrë vendimtare te vdekja e rreth gjysmës së 5.4 milionë minorenëve nën 5 vjeç, të cilët çdo vit në nivel global humbin jetën për shkak të sëmundjeve lehtësisht të kurueshme dhe të parandalueshme.

Sipas “Save the Children, në botë, më shumë se 50 milionë fëmijë nën 5 vjeç po vuajnë pasojat e rënda të kequshqimit akut, që shkakton te një fëmijë humbje të shpejtë dhe të rrezikshme peshe, si pasojë e mungesës së ushqimeve.

Një minoren në 4 të tillë, ose 151 milionë fëmijë janë të kequshqyer kronikë dhe rrezikojnë vonesa të forta në rritje, si nga pikëpamja fizike, ashtu edhe nga ajo konjuktive. Numri i personave që vuajnë nga kequshqimi dhe pasiguria ushqimore është rritur, duke shkuar nga 804 milionë në vitin 2016, në 821 milionë në vitin 2017.

Konfliktet, katastrofat natyrore të shkaktuara nga ndryshimet klimatike dhe varfëria janë 3 faktorët kryesorë që shkaktojnë përhapjen e kequshqimit infantil./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit