Scott: Mospranimi i Kosovës në Interpol, zhgënjyes

Mos i humb

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott ka deklaruar sot se për SHBA-në është zhgënjyes vendimi i Interpolit që Kosova të mos bëhet anëtare e kësaj organizate.

Scotti për agjencinë serbe të lajmeve tanjug ka thënë se diplomacia në organizatat ndërkombëtare është betejë ndërmjet pikëpamjeve të ndryshme dhe se Serbia ka luftuar për pikëpamjen e vet dhe ai këtë, sipas tanjugut, e ka vlerësuar.

“Mospranimi është zhgënjyes për ne, por ky është vendim i Interpolit”, ka thënë Scott.

“Me sa kam kuptuar, më shumë vende kanë votuar për Kosovën sesa kundër saj, por për shkak të rregullave të Interpolit, ajo nuk është pranuar. Kjo do të thotë se Kosova do ta ketë më të vështirë ta shohë listën e Interpolit, porse këtë mund ta bëjë përmes UNMIK-ut”, ka shtuar Scott./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit