Scott nuk ndryshon as pas presionit serb: Politika e SHBA-së për Kosovën nuk është e re

Mos i humb

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, e ka ripërsëritur edhe një herë qëndrimin e tij dhe të shtetit të tij ndaj Kosovës.
Ditë më parë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kyle Scott, deklaroi se “qeveria e Kosovës nuk është e ashtuquajtura, por Qeveria e Kosovës, e cila është një vend i pavarur dhe sovran”, deklaratë kjo që ngjalli mjaft reagime  në Serbi.

Mirëpo, Scott edhe mbrëmë e ka bërë të qartë edhe një herë qëndrimin e SHBA-së për Kosovën.

Duke e publikuar në Twitter reagimin e kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, Scott, ka shkruar se politika e Amerikës ndaj Kosovës nuk është e re.

“Fokusi duhet të mbetet në kërkim të një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të dyja palët do ta kenë mbështetjen tonë të plotë për këtë. Unë jam i vetëdijshëm se kjo është një çështje e ndjeshme, por politika amerikane lidhur me Kosovën nuk është një risi”, shkroi Scott në llogarinë e tij të Twitter, transmeton lajmi.net. Kujtojmë se pas deklaratës së Scott për Kosovën kishte pasur reagime të ashpra në Serbi në drejtim të ambasadorit amerikan. 

 

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit