‘S’do të ketë kompromis’, Basha: Nuk tolerojmë zvarritjen e Reformës Zgjedhore, Këshilli Politik i hapur për sugjerime

Mos i humb

SHBA, 20 milionë dollarë dëmshpërblim familjes së afrikano-amerikanit të vrarë

Familjes së William Green (43), afrikano-amerikani të cilin e vrau policia në Maryland, do t’i paguhet dëmshpërblim prej 20 milionë dollarësh.

Miratohen në parim ndryshimet kushtetuese, nisma e PS dhe Murrizit do bashkohet për t’u shqyrtuar

Pas shumë debateve mes përfaqësuesve të partive, në Komisionin e Ligjeve të mbajtur ditën e sotme është arritur një dakordësi në lidhje...

Reagon Rusia pas vendimit të BE-së: Mosnjohja e Lukashenkos si presidenti i Bjellorusisë shkel ligjin ndërkombëtar

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se vendimi i Bashkimit Evropian (BE) dhe disa vendeve të tjera evropiane për mosnjohjen e legjitimitetit...

Merkel vizitoi Navalnyn gjatë qëndrimit të tij në spital në Gjermani

Kancelarja gjermane Angela Merkel vizitoi politikanin rus të opozitës Alexei Navalny ndërsa ai po kalonte trajtimin në një spital të Berlinit për...

Në konferencën për shtyp, Lulzim Basha ka thënë se pas marrëveshjes për Reformën Zgjedhore nuk do të ketë asnjë kompromis me ato se çfarë kanë rënë dakord palët.

Kreu i PD, ka thënë se data 15 mars është afati i fundit dhe opozita nuk do të tolerojë asnjë zvarritje apo përpjekje për ta ndaluar miratimin e Reformës Zgjedhore brenda 15 marsit.

Po ashtu ai tha se për palët jopolitike do të jetë Këshilli Politik dhe PD të cilat hapin dyert për mendime, sugjerime apo për t’u përfshirë në proces.

“Nuk do të ketë asnjë kompromis. Kush ka diçka për të dhënë në këtë proces dyert i ka të hapura. Këshilli Politik do të krijojë mundësi dhe hapësirë për kontribut për mendime dhe sugjerime çdo faktori tjetër, shoqërinë civile apo grupet e interesit për të nxjerrë Shqipërinë nga kjo situatë ku e ka zhytur.

Të vihet menjëherë në jetë mekanizmi dhe të goditet çdo përpjekje për t’i lënë këto 2 muaj pa asnjë zhvillim, për të zvarritur këtë gjendje dhe Rama me plaçkitësit të vijojnë të grabisin qytetarët, bizneset, doganat, portet etj.

Emergjencë kombëtare për të larguar këtë qeveri. Nuk tolerojmë asnjë vonesë, siç është rënë dakord më 15 mars.

Ka nga ata që kanë dyshime. Ka nga ata që kanë humbur shpresën. Asnjëherë në këto 7 vite s’kanë qenë kaq të qarta synimet e opozitës dhe aleatët perëndimore. Që Shqipëria mos e vonojë trenin e integrimit, punësimit, rritjes së ekonomisë.

Këto 7 vite na kanë sjellë para dy zgjedhjeve. Bardhë e zi. Të vazhdojmë në këtë rrugë, në rrugën e dështimit total, varfërimit, dorëzimit, pafuqisë, para një grushti njerëzit që kanë marrë peng Shqipërinë.

Apo të përdorim gjithë fuqinë për t’i dhënë shqiptarëve. Kjo nuk ndodhet në dosjet e kryetarëve të partive apo në dollapët e partive. Detyra jonë që t’ju japim forcën që të shkyçni këtë energji.

Të kthejmë potencialin e jashtëzakonshëm për ta bërë Shqipërinë në një vend me standarde europiane në zemër të Europës.”– tha Basha.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Rrjedhin gjitha detajet e Google Pixel 5, pak para lansimit!

Google ka vendosur të mbajë një ngjarje më vonë sot gjatë ditës, ku kompania do të zbulojë zyrtarisht modelin e ri të...

Rusi, 169 viktima dhe mbi 8.900 raste të reja me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 1.185.231 ndërsa bilanci i viktimave në 20.891.

Macron telefonon Putinin: Duhet një armëpushim i plotë mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, bënë thirrje për armëpushim midis forcave të Azerbajxhanit dhe atyre...

Ukrainë, 5 të vdekur gjatë zjarreve pyjore

Gjatë zjarreve pyjore në Lugansk, në lindje të Ukrainës, për vdekje kanë pësuar pesë persona. Në njoftimin e Ministrisë...

Sinjalet e Fshehura Që Tregojnë se i Keni Enët e Gjakut të Bllokuara

Arteriet janë enët e gjakut që janë përgjegjëse për transportin e gjakut të pasur me oksigjen. Në gjendjen e tyre normale, arteriet janë elastike...