“Së bashku do ia dalim”, Meta mesazh për sportin dhe mjekët: Mund të ndryshojnë një shoqëri të tërë!

Mos i humb

OFL ‘zbarkon’ në Korçë, Pogradec e Elbasan, iu kërkon deklarim të pasurisë 4 të ‘fortëve’

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, ndersa sot ka zbarkuar ne Korce, Pogradec e Elbasan, ku i ka kerkuar te deklarojne...

Greqia : Nis nga 1 qershori fushatë vaksinimit.

Organizmi grek i kontrollit të barnave EOF, ka dhënë dritën jeshile për vaksinimin vullnetar kundër tuberkulozit që prej datës 1 qershor.

Komisioni i Venecias vendos datën e sesionit plenar,

Pas ndërprerjes për shkak të pandemisë së koronavirusit, Komisioni i Venecis do të mblidhet në qershor. Komisioni i Venecias ka caktuar datat...

Ja kush janë 3 të piketuarit e radhës që OFL u nisi formularin

Operacioni Forca e Ligjit, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 3 personave në qytetin e...

Presidenti Ilir Meta kujton sot Ditën Ndërkombëtare të Sporteve për Zhvillim dhe Paqe, duke u shprehur se “kjo ditë vë në dukje vlerat më të mira të sportit, që janë shfaqur në këtë periudhë të vështirë edhe në shoqërinë tonë: frymën e skuadrës dhe punën në ekip, rezistencën e bashkëpunimin kundër një armiku të përbashkët, solidaritetin dhe përpjekjet e palodhura për të dhënë gjithçka të mirë në shërbim të shoqërisë dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari”.

Duke theksuar se “Së bashku do ia dalim”, Kreu i Shtetit falënderon gjithë personelin mjekës, Mjekët, që sipas tij, në këto ditë të vështira të betejës me COVID-19, kanë mishëruar më së miri këto vlera dhe padyshim mirënjohja dhe falenderimi në këto ditë është për ta, heronjtë tanë!

Mesazhi i Metës:

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Sporteve për Zhvillim dhe Paqe, kushtuar ndikimit pozitiv që sportet kanë në zhvillimin social e kulturor dhe përparimin e të drejtave të njeriut.

Sporti përmirëson cilësisht, jo vetëm jetën e karakterin e çdo individi, por njëkohësisht mund të ndryshojë një shoqëri të tërë, ta bëjë më të bashkuar, më optimiste, dhe më krenare për vlerat dhe për aftësitë e saj.

Në këtë kohë kur të gjitha aktivitetet masive sportive janë ndërprerë për shkak të pandemisë COVID-19, kjo ditë vë në dukje vlerat më të mira të sportit, që janë shfaqur në këtë periudhë të vështirë edhe në shoqërinë tonë: frymën e skuadrës dhe punën në ekip, rezistencën e bashkëpunimin kundër një armiku të përbashkët, solidaritetin dhe përpjekjet e palodhura për të dhënë gjithçka të mirë në shërbim të shoqërisë dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari.

Mjekët, infermierët, sanitarët dhe personeli mbështetës, kanë mishëruar më së miri këto vlera dhe padyshim mirënjohja dhe falenderimi në këto ditë është për ta, heronjtë tanë!
SË BASHKU DO T’IA DALIM!

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Rusi, rritet mbi 370 mijë numri i rasteve me COVID-19

Në një deklaratë nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Infeksionit të Koronavirusit në Rusi thuhet se në 24 orët e fundit...

Vuçiç: Vendimi i Malit të Zi për shtetasit e Serbisë është politik

Ai para gazetarëve tha se Serbia nuk do të marrë vendim për ndalimin e shtetasve malazezë në kufijtë e tyre.

Ekonomia e Eurozonës në vitin 2020 do të tkurret 8 deri 12 për qind

Shefja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, tha se ekonomia e Eurozonës këtë vit do të tkurret prej 8 deri 12...

Japonia ka përgatitur pakon më të madhe të stimujve ekonomikë në botë

Sipas mediave japoneze, buxheti shtesë rekord u miratua nga kabineti i kryeministrit Shinzo Abe, ndërsa qëllimi i tij kryesor është të ndihmojë...

Maqedonia e Veriut konfirmon tre vdekje dhe 25 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 622 testime, ndërsa janë regjistruar 25 raste të reja me COVID-19, ndërsa Instituti për shëndet...