Seanca për rrëzimin e qeverisë Kurti mbahet nesër në orën 11:00

Mos i humb

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca për rrëzimin e qeverisë të mbahet nesër në orën 11:00.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, e cila ka zgjatur më shumë se sa që ishte parashikuar, shkruan lajmi.net.

Në Kryesi,  propozimi që seanca të mbahet nesër ka marrë katër vota për  dhe dy kundër.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, para gazetarëve ka folur shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi i cili edhe e ka konfirmuar se përveç VV-së, të gjitha grupet tjera parlamentare kanë qenë pro këtij propozimi.

Ai ka hedhur akuza të ashpra ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës që sipas tij vetëm sa po e sfidon qeverinë Kurti në një kohë krize me pandeminë e koronavirusit.

Sipas Selimit, LDK bashkë me partitë tjera po kërkon kaos në një kohë kur qeveria siç thotë ai po e menaxhon mjaftë mirë situatën. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit