“Secila parti mund të dalë e para, por asnjëra si e vetme s’mund ti fitojë zgjedhjet”

Mos i humb

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryezi, ka thënë se secila parti mund të dalë e para, mirëpo si e vetme asnjëra nga to nuk mund t’i fitojë zgjedhjet.

Sipas tij, koalicionet parazgjedhore veçmas që janë mundësi për të përcaktuar fituesin e zgjedhjeve, janë mundësi e mirë që qytetarët të votojnë duke qenë më të informuar.

“Koalicionet parazgjedhore na mundësojnë që të japim besimin tonë në mënyrë më të informuar për programet qeverisëse dhe vlerat njerëzore që do i zbatojnë këto programe. Na mbajnë të përgjegjshëm dhe neve si votues, për dallim prej koalicioneve paszgjedhore të cilat besimin qytetar e tjetërsojnë, menjëherë mbas shpalljeve të rezultateve”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Postimi i plotë i Kryeziut:

Secila parti mund te dale e para, por asnjëra si e vetme s’mund ti fitoje zgjedhjet.

Koalicionet parazgjedhore veçmas që janë mundësi për të përcaktuar fituesin e zgjedhjeve, janë mundësi e mirë që qytetarët të votojnë duke qenë më të informuar.

Koalicionet parazgjedhore na mundësojnë q[ të japim besimin tone ne mënyre me te informuar për programet qeverisëse dhe vlerat njerëzore qe do i zbatojnë këto programe. Na mbajnë te përgjegjshëm dhe neve si votues, për dallim prej koalicioneve paszgjedhore te cilat besimin qytetar e tjetërsojnë, menjëherë mbas shpalljeve te rezultateve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit