Sejdiu: Nuk kemi arsye për festë, kush çohet i pari e shkelë Kushtetutën

Mos i humb

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, ka thënë se nuk kemi arsye për të festuar 10-vjetorin e Kushtetutës së Kosovës.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Sejdiu ka shkruar se a duhet me uru për përvjetor të një Kushtetute që kush të qohet i pari e shkelë?

Postimi i plotë:

A me uru?

A me uru për përvjetor të një Kushtetute, që kush të qohet i pari e shkelë?

Ku edhe vet gardiani i saj e shkelë (Rasti i imunitetit të deputetëve) edhe e bënë “si llastikun” varësisht cilit “shef” aktual i shërben.

Ku ndarja e pavarësia e pushteteve ka mbetë vetëm teori. Ku më shumë ka shkelje të të drejtave të njeriut të garantuara me këtë Kushtetutë në baza ditore, se sa respektim e zbatim – me rrëmbimin e fundit të qytetarëve pa asnjë procedurë me urdhër të të madhit dhe gjithpushtetshmit “shef”, si shembulli më i freskët, por asesi i fundit.

Nuk kemi arsye për urime e festë.

Kemi vetëm arsye e përgjegjësi për veprim, përpjekje e mund, që ta kthejmë Kushtetutën nga lecka në të cilën e kanë shndërruar, në një udhërrëfyes të pacenueshëm që rregullon shoqërinë tonë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit