Sejdiu qytetarëve: Votoni dhe tregoni me cilin numër të vazhdohet qeverisja

Mos i humb

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu ka ftuar qytetarët e vendit që të dalin në zgjedhje dhe të vendosin për katër vitet e ardhshme.

Sejdiu, në një konferencë për media ka thënë se deri në ora 11:00 nuk është raportuar për ndonjë parregullsi.

“Ftojmë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre në mënyrë që me votë të ecim përpara, me votë të kemi progres dhe me votë të tregojmë se cili është numri i qeverisjes me të cilin duam të vazhdojmë. Deri në ora 11 nuk ka pasur ndonjë parregullsi që vlen të theksohet. Prej vendeve ku po garojmë deri më tani nuk kem i ndonjë parregullsi apo incident që vlen të theksohet”, ka thënë Sejdiu./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit