Sekretari i BIK-ut: Zotërinjtë sot kanë bërë “pazar pa hanxhiun”

Mos i humb

Përfaqësues të Bashkësisë Islame (BIK) gjestin e tyre të ulët për mos nënshkrimin e marrëveshjes për restaurimin e Xhamisë së Çarshisë, e arsyetojnë si veprim të drejtë meqenëse në gjithë procesin deri tek nënshkrimi i memorandumit kanë qenë në rregull deri të hapi i fundit ai i nënshkrimeve ku ka munguar hapësira për nënshkrimin nga përfaqësuesit e BIK-ut.

Përfaqësues të BIK-ut, duket të mos ndihen aspak në faj, derisa për Kosova Post kanë thënë se arsye e mos nënshkrimit nga ana e tyre e memorandumit në fjalë është bërë për shkak se ata janë ndjerë të nënçmuar dhe të lërë anash nga Ministria e Kulturës. Sipas tyre, gjithë procesi ka qenë në rregull por ajo që ka qenë për këta e pa pranueshme ishte fakti se si BIK nuk pati të drejtën të nënshkruajë atë momerandum. Në këtë rast siç thonë zyrtarët e BIK-ut, është bërë “Pazar pa hanxhiun”, sepse BIK në asnjë rast nuk mund të anashkalohet derisa është menaxhues i të gjitha objekteve fetare në këtë rast edhe Xhamisë së Çarshisë.

Sekretari i Përgjithshëm i BIKU-ut, Resul Rexhepi, ka treguar në detaje për “skandalin” e tyre të sotëm dhe se si erdhi deri te lëshimi i ceremonisë ku do të ndodhte nënshkrimi i memorandumit.

Madje, ai thotë se janë ndjerë të ofenduar derisa nuk iu është ofruar as karrige për tu ulur si nënshkrues të përbashkët edhe pse më parë ata ishin në ministri dhe ishin dakorduar rreth nënshkrimit për restaurim.

“Ne kemi pasur një ftesë që në kuadër të këtij nënshkrimi të jetë edhe Kryesia e Bashkësisë Islame pasi që Xhamia e Çarshisë është pronë e Bashkësisë Islame. Me të drejtë kemi qenë të ftuar me ftesë në nënshkrimin e këtij memorandumi bashkëpunimi nga institucionet përkatëse. Ne kemi qenë në Ministri të pranishëm, jemi akomoduar, kemi fol me zyrtarët prezent, kur ka ardhur momenti i nënshkrimit ata kanë filluar të nënshkruajnë e ne kemi mbetur të nënçmuar, të anashkaluar, nuk e dinim se çfarë po ndodhë aty, ishim krejtësisht anash dhe nuk e pamë të arsyeshëm që të qëndrojmë aty ta shohim se si nënshkruajnë ata. Neve nuk na ftuan të ulemi aty ku ishin të tjerët e as të nënshkruajmë dhe nuk e pamë të arsyeshme të jem aty vetëm si spektator prandaj dhe kemi dalë jashtë ”, tha  Rexhepi për Kosova Post.

Ai Xhaminë e Çarshisë e quajti perlë të Kosovës dhe nuk pendohet aspak se pse e lë këtë perlë nën mëshirën e kohës përballë rrezikut për shkatërrim, vetëm për një cikërrimë që me tepër i takon një procesi ceremonial.

“Kam kuptuar se ata zotërit sot kanë bërë “Pazar pa hanxhiun”, sepse ajo xhami është pronë e Bashkësisë Islame,  kështu që është dashur që edhe BIK me qenë e pranishme. Nuk kemi rezistuar që mos të nënshkruajmë, ajo xhami është mbet anash, është keqtrajtuar e që në fakt është perla e Kosovës edhe me gjerë, është objekt i parë islam që është ndërtuar në Kosovë e cila kaq keq po trajtohet deri me tash”, shtoi ai.

Mes tjerash i pyetur nga Kosova Post se a do të realizohet marrëveshja e dështuar sot, Rexhepi tha se vendimi do të merret nga organet e Bashkësisë Islame.

Kjo ka ndodhë sot, unë do t’i njoftojë organet e Bashkësisë islame dhe çfarë vendos kryesia e Bashkësisë Islame është diçka tjetër pasi që unë nuk vendosi vetëm, këtë e bëjmë në mënyrë kolektive dhe kjo do të mirëfillet në emër të zotit”, ka thënë Rexhepi për Kosova Post.

Ndryshe ,sot Agjencia Turke për bashkëpunim dhe Koordinim TIKA  në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Komunën e Prishtinës kanë nënshkruar sot memorandumin për restaurimin e Hamamit të Madhë në Prishtinë, në kuadër të kësaj marrëveshje ka qenë edhe nënshkrimi i memorandumit për restaurimin e Xhamisë së Madhe të Çarshisë e cila ka dështuar për faktin se nuk ka qenë prezente Kryesia e Bashkësisë Islame, pronë e se cilës është kjo xhami./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit