Sekretari i Jashtëm britanik Johnson vizitë në Iran

Mos i humb

Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Iran, sot u takua me homologun e tij iranian Xhevad Zarif.

Sipas mediave të Iranit, në takimin e zhvilluar në ndërtesën e Ministrisë së Jashtme të Iranit në Teheran, është diskutuar për zbatimin e marrëveshjes bërthamore, për tregtinë dhe zhvillimin e marrëdhënieve në fusha të ndryshme si dhe për çështje të tjera rajonale.

Johnson, pas takimit me Zarif, u takua edhe me kryetarin e Parlamentit iranian Ali Larixhani dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Shemhani.

Pritet që nesër Johnson të realizojë një takim me presidentin e Istitucionit të Energjisë Atomike të Iranit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit