Sekretari i presidentit serb: Bisedimet nuk do sjellin asgjë të re

Mos i humb

Sekretari i Presidentit serb, Nikola Selakoviç ka folur rreth idesë së korrigjimit të kufijve në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi.

Selakoviç duke i vlerësuar bisedimet si të vështira, tha se nuk pret asgjë të re nga këto bisedime.

Ai theksoi se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç po lufton për të gjetur një zgjidhje për mbrojtjen e interesave të serbëve në Kosovë.

Sekretari përmendi edhe takimin e Vuçiç me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i planifikuar për javën e ardhshme, ku tha se është takim i një rëndësie të jashtëzakonshme.

Ai shtoi se pret që Putin ta vizitojë Serbinë brenda këtij viti./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit