Sekretari i Vuçiçit flet për atë që i ka ndodhur në Mitrovicë

Mos i humb

Me një javë vonesë, sekretari i Përgjithshëm i Presidencës së Serbisë Nikola Selakoviç, ka treguar për atë që i ka ndodhur në Mitrovicë të hënën e shkuar gjatë ndërhyrjes së njësiteve speciale të Policisë së Kosovë ku ishte arrestuar e më pas deportuar për në Serbi Marko Gjuriç.

Më parë nuk ishte njoftuar që Selakoviç të ketë hyrë në Kosovë.

Duke rrëfyer për portalin e Beogradit “kurir”, Selakoviç ndërhyrjen e ka quajtur sulm të dhunshëm të specialëve ndërsa e ka akuzuar Prishtinën se nuk e ka pasur ndër mend t’i zbatojë detyrimet e veta nga Marrëveshja e Brukselit.

Sipas tij, qëllimi kryesor i aksionit ka qenë marrja e veriut.

“Askush normal dhe i arsyeshëm nuk ka mundur të parashohë se reagimi i pushtetmbajtësve shqiptarë do të ishte i tillë. Ngjarjet e tilla të kthjellojnë për të kuptuar se kë e keni para vetes”, tha ai.

Në pyetjen e se çfarë i shkonte ndër mend kur e kuptoi se po arrestohej Gjuriç, ai u përgjigj:

“Arrestimi i tij u bë para syve të mi. Na u afruan dy policë. Njëri e zuri për llërën e majtë Gjuriqin dhe e tërhoqi më vete e tjetri me pushkën drejtuar nga unë mbeti me detyrën që mos të lëvizja nga aty. Më pyeti a jam Selakoviqi, iu përgjigja po dhe unë munda vetëm ta shihja se si e lidhnin Gjuriçin. Më e rëndësishmja për mua ishte që të mos turpëroheshim dhe të mbeteshim me dinjitet”.

Selakoviç në vazhdim foli edhe për formimin e AKS-së duke thënë se ai nuk do të jetë OJQ siç po thotë Prishtina./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit