Sekretari Kryesisë, Resul ef.Rexhepi priti një delegacion nga FIDS-i i Zvicrës

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës Resul ef.Rexhepi dhe drejtori për Diasporë Ekrem ef. Simnica pritën në takim delegacionin e Federatës së Organizatave Islame Ombrellë në Zvicër FIDS, të kryesuar nga kryetari Muntasar bin Muradi, Bashkim Aliu, anëtar i Kryesisë së FIDS-it dhe Mehas Alia, kryetar i Unioni të Qendrave Islame Shqiptare në Zvicër.

Sekretari Rexhepi falënderoi delegacionin e FIDS-it për vizitën e tyre në Kosovë, si dhe i njohu me organizimin e jetës fetare në Kosovë, sidomos me angazhimin e Bashkësisë Islame të Kosovës pët t’iu përgjigjur nevojave dhe kërkesave të bashkëkombësve tanë në diasporë, në veçanti në Zvicër, ku është më aktivja dhe më e madhja diasporë kosovare. Sekretari Rexhepi theksoi gatishmërinë e Bashkësisë Islame të Kosovës që të bashkëpunojë me FIDS-in në të mirë të besimtarëve tanë.

Nga ana e tij, kryetari Montasar bin Muradi falënderoi sekretarin për pritjen e ngrohtë dhe e njohu me organizatën FIDS, e cila është organizatë ombrellë, që i përmban në vete të gjitha unionet islame të niveleve kantoniale dhe ato të organizuara në nivel kombesh . FIDS-i përfaqëson dhe mbron interesat e myslimanëve në Zvicër pranë autoriteteve qëndrove të shtetit dhe parlamentit.

Vlen te theksohet se diaspora shqiptare në Zvicër përben përqindjen më të lartë të myslimanëve në vend./bislame.net/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit