Sekrete të thjeshta për lëkurë më të bukur

Mos i humb

Trajtimi i vazhdueshëm i lëkurës ju ndihmon në largimin e qelizave të vdekura, toksikëve si dhe depozitave të tjera në lëkurë, të cilat mund të çojnë në shfaqjen e shenjave të ndryshme, të cilat ia humbin shëndetin dhe rrjedhimisht bukurinë lëkurës suaj. Fatmirësisht, ekzistojnë disa përbërës, të cilët mund t’i përdorni për krijimin e maskave për trajtimin e lëkurës suaj.

Image

Lëngu i trangullit dhe ai i limonit

Përzieni sasi të njëjtë të lëngut të trangullit, lëngut të trëndafilit dhe lëngut të limonit. Pastrojeni fytyrën para se ta aplikoni përzierjen, të cilën duhet ta lini në kontakt me lëkurën përgjatë gjithë natës. Të nesërmen në mëngjes, pastrojeni fytyrën mirë për t’i parë shenjat e para të përmirësimit

Image

Qumështi me lëng limoni

Merrni 50 mililitra qumësht (të pa vluar) dhe në të tretni pakëz kripë dhe dy lugë çaji lëng limoni. Përzierjen e fituar përdoreni si pastrues. Kjo përzierje ju ndihmon në pastrimin e thellë të poreve

 

Image

Lëngu i domates

Përzieni 50 mililitra lëng domateje me një lugë çaji lëng limoni. Përzierjen e fituar aplikojeni në fytyrë, pasi që, kjo përzierje bën që lëkura juaj të bëhet më e butë dhe të ketë më tepër shkëlqim.

 

Image

Shafrani i indisë

Përzieni sasi të njëjtë të pudrës së shafranit të Indisë me miell, për ta krijuar një pastë të trashë me ndihmën e vajit të susamit. Përzierjen e fituar aplikojeni në fytyrë për t’i larguar kështu qimet e padëshiruara.

Image

Mjalti dhe lëngu i lakrës

Treteni një lugë çaji mjaltë në 30 mililitra lëng lakre. Kjo përzierje, nëse aplikohet rregullisht në fytyrë, ju ndihmon në largimin e rrudhave.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit