Sekuestro 3.5 tonëve drogë, 37 të arrestuar në Itali e Shqipëri

Mos i humb

bardhet operacioni i përbashkët Itali- Shqipëri sa i përket goditjes së një grupi kriminal i trafikut të drogës.

Siç raportojnë mediat italiane, deri më tani në të dyja vendet janë arrestuar 37 persona, anëtarë ose të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës në kuadër të këtij grupi kriminal i cili vepron prej 2015.

Më tej është sekuestruar 40 milionë euro drogë teksa bëhet fjalë për një bashkëpunim mes Anti- Mafias italiane dhe SPAK në Shqipëri bashkë me Policinë, duke krijuar një skuadër të përashkët për të goditur këtë grup kriminal.

Në operacion u përfshi” DIA e Barit dhe Autoritetet Shqiptare, me ndihmën Zyrës Ndërlidhëse të Interforcës së Tiranës dhe Policisë Shqiptare, si dhe me bashkëpunimin – në Itali – të Karabinierëve, Policisë së Shtetit, Guardia di Finanza dhe DIA të Foggia, Lecce, Bolonja, Roma, Napoli dhe Catanzaro, me urdhër të DDA të Barit dhe Prokurorisë Speciale Anti-korrupsion dhe Krimit të Organizuar të Tiranës – me Koordinimin e Eurojust (Hagë), drejtuar nga anëtari kombëtar italian u kryen 37 arrestime të personave që besohet të jenë përgjegjës për trafik ndërkombëtar në sasi të mëdha droge.

Operacioni policor gjeti shtrirje në Foggia, Lecce, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit