Selmanaj: LDK-ja duhet të heq dorë nga qëndrimi i tyre

Mos i humb

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rasim Selmanaj është shprehur optimist se në seancën e së mërkurës do të ketë zhvillime pozitive për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Selmanaj tha se deputetët e LDK-së duhet të reflektojnë për zhbllokimin e situatës në të cilën është sot Kosova.

Sipas tij, Projektligji i sjellë në Kuvendin e Kosovës nga kryeministri Haradinaj mbetet në duart e deputetëve nëse do ta votojnë apo jo.

“Kam biseduar me shumë kolegë pasi kryerjes së pauzës dhe është krejtësisht e panevojshme kjo situatë, pasi raporti i Bulliqit është raport shtetëror. Në seancën e jashtëzakonshme është projektligji që e ka sjell kryeministri e tash është në dorën e deputetëve për ta zhbllokuar situatën në të cilën është Kosova, në këtë rast te LDK-ja. Ne e kemi qëndrimin tonë shumë të qartë dhe LDK-ja duhet të heq dorë nga qëndrimi i tyre”, u shpreh Selmanaj për Telegrafin.

Ai po ashtu tha se për seancën e cila pritet të mbahet të mërkurën është shumë optimist që do të ketë zhvillime pozitive.

“Pres që LDK do të reflektojë. Besoj që të mërkurën do të ketë zhvillime pozitive”, theksoi tutje Selmanaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit