Senad ef. Halitoviçi zgjidhet unanimisht myfti i ri i Sanxhakut

114
0

Senad ef. Halitoviç është zgjedhur të shtunën myfti i Sanxhakut në Serbi. Sanxhaku është zonë e banuar kryesisht me boshnjak, por që, deri vonë një numër i madh i banorëve të saj ka qenë shqiptarë. Me kohë shqiptarët ose janë shpërngulur nga atje, ose janë asimiluar. Institucionet shqiptare si në Kosovë si në Shqipëri asgjë nuk kanë bërë në mbrotje të shqiptarëve të Sanxhakur.

Halitoviçi u votua unanimisht myfti i ri i Sanxhakut në zgjedhjet e mbajtura në Xhaminë e Sulltan Fatihut, në qytetin Tutin.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Serbisë, Sead Nasufoviç, deklaroi gjatë fjalës së rastit se votimi u realizua si rezultat i një pune të gjatë.

“Myftiu i porsazgjedhur është perlë e institucionit tonë. Ai u zgjodh si përfaqësues i imamëve të Sanxhakut. I uroj Halitoviçit suksese në misionin e tij të ri”, tha kryetari Nasufoviç.

Ndërsa myftiu i porsazgjedhur theksoi se qëllimi i tij në detyrën e re është të realizojë projekte afatgjata dhe të dobishme për Bashkësinë Islame.

“E marr përsipër këtë detyrë të re me përgjegjësi dhe vetëdije të madhe. Premtoj se në misionin tim të ri, të cilin ju ma besuat mua, do të bëj gjithçka më takon”, u shpreh myftiu Halitoviç.

Nga ana tjetër, gjatë ceremonisë së organizuar pas votimit, këshilltari për Çështjet Sociale në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Beograd, Fatih Yucel, lexoi mesazhin e kreu të Departamentit të Çështjeve Fetare të Turqisë, Ali Erbas.

“Çdo hap i bërë për bashkimin e myslimanëve në Serbi është me vlerë maksimale. Dëshiroja përzemërsisht të isha i pranishëm në ceremoni. Përgëzoj myftiun e ri, Senad Halitoviç dhe uroj që detyra e tij e re, me lejen e Allahut, të jetë në dobi të myslimanëve rezidentë në Serbi dhe të botës islame. Paçi ditë plot paqe, qetësi dhe unitetit”, thuhej në mesazhin e z. Erbas.

Gjithashtu në ceremoni u kënduan ilahi në gjuhën boshnjake dhe turke nga Kori i Isa Beut.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here