Serbët dalin në zgjedhje, frikohen se pushtetin do ta marrin shqiptarët

Mos i humb

Dushan Radakoviç, drejtor i Qendrës për Përfaqësim të Kulturës Demokratike (ACDC) në veri të Mitrovicës, ka tërhequr vërejtjen se në rast se serbët bojkotojnë zgjedhjet e shpallura nga presidenti Hashim Thaçi, atëherë kryetar të Mitrovicës së Veriut do ta kenë një shqiptar

Ndonëse me parulla të shumta të vendosura në pjesë të ndryshme të Mitrovicës së Veriut, në Leposaviq, në Zubin Potok e në Zveçan u kërkohet serbëve t’i bojkotojnë zgjedhjet, të cilat ata i quajnë separatiste, analistët serbë, njerëz të jetës politike e kulturore janë shprehur pro pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhjet për kryetar të katër komunave veriore, të cilat do të mbahen më 19 maj 2019.

Deri te zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok ka ardhur pas dorëheqjeve në fund të vitit të kaluar të kryetarëve Goran Rakiç, Vuçina Jankoviç, Zoran Todiç dhe Stevan Vulloviç, për shkak të vendosjes së taksës prej 100 për qind në importin e produkteve të Serbisë dhe të Bosnjës e Hercegovinës, shkruan zeri.

Shumica e serbëve frikohen se bojkoti i zgjedhjeve nga serbët u jep rast shqiptarëve ta marrin pushtetin në katër komunat veriore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit