Ballina Ballkani Serbët e duan Asociacionin e Komunave si kategori kushtetuese

Serbët e duan Asociacionin e Komunave si kategori kushtetuese

23
0
SHPËRNDAJE

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe njëherit profesor i së drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani thotë se në rast se realizohet kërkesa e palës serbe që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe të themelohet me Ligj të veçantë, atëherë duhet bërë ndryshime kushtetuese që do ta bënin ASK-në kategori kushtetuese.

Dhe në këtë formë serbëve të Kosovës, që kontrollohen dhe ndikohen nga Beogradi, do t’u jepet fuqia e plotë mbi ASK-në për të marrë vendime brenda Kosovës pa e pyetur Qeverinë qendrore të Kosovës.

Në një intervistë ekskluzive për KosovaPress, Hasani që dikur akuzohejë si dora e Hashim Thaçit në Gjykatën kryesore në vend, atë kushtetues, flet për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dëmin që po i kanoset Kosovës dhe mungesën e legjitimitetit dhe mandatit kushtetues të Thaçit për të përfaqësuar Kosovën në dialogun që po lehtësohet dhe mbahet në Bruksel.

Hasani kishte deklaruar ditë më parë në mediat vendore se mund të ndodhnin ndryshime kushtetuese nëse kërkohet që ASK të themelohet me Ligj Special. Ndryshime këto që sipas tij do ta shndërronin ASK-në në materie kushtetuese.

Lista Serbe në vazhdimësi kishte kërkuar që Asociacioni të funksionalizohet me ndryshime kushtetuese. Arritja e këtij synimi, sipas Hasanit do të nënkuptonte që Asociacioni të ketë “status kushtetues stabil”, i cili nuk mund të abrogohet më vonë me një shumicë të thjeshtë, përkatësisht nuk i nënshtrohet fërkimeve politike që mund të ndodhin në Kosovë. Kjo do të nënkuptonte që sikur çdo çështje që kërkon pëlqimin e komuniteteve, edhe Asociacioni do ta kishte statusin e njëjtë për shkak se do të futej në kategorinë e ligjeve që mund të ndryshohen dhe plotësohen, përkatësisht amandamentohen me një shumicë të kualifikuar.

I pyetur nëse në këtë formë Lista Serbe, që kontrollohet nga Beogradi zyrtar, po tenton ta kontrollojë më tepër dhe që më tej të shtyjë përpara vendimet që po dëshiron në lidhje me Asociacionin, Hasani ka thënë se kjo as nuk diskutohet.

Mediat serbe kanë raportuar në vazhdimësi se pala serbe, por edhe Lista Serbe, ka kërkuar që Asociacioni të ketë kompetencë edhe menaxhimin e aseteve të ndërmarrjeve publike që janë pjesën veriore të Kosovës si ato të Ujmanit dhe Trepçës.

Nëse kjo ndodhë, sidomos te rasti i Ujmanit, sipas Hasanit, asnjë vendim makro-ekonomik i Kosovës nuk do të mund të merret pa aprovimin paraprak të serbëve të Kosovës, respektivisht organit që i përfaqëson – Asociacionin e tyre./Kosova Post/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here