Serbët e Kosovës zbatojnë urdhrat e Serbisë, testet me COVID-19 i dërgojnë në Beograd

Mos i humb

Idlib, pas armëpushimit mbi 285 mijë njerëz u kthyen në shtëpitë e tyre

Muhammed Hallaj, drejtor i Grupit të Koordinimit dhe Reagimit në Siri i cili merret me migrimet e civilëve në Idlib, tha se...

Basha takim me përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë: Menaxhimi i krizës, dështimi më i madh i Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit më të lartë të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në...

Për ne si Lëvizje për Drejtësi është e pa pranushme që dikush të këshilloj ose ta kërcënoj ose shantazhoj ndonjë prej deputeve.

Ne si Lëvizje për Drejtësi dega në kodër të Trimave Prishtinë mendoj se presidenti po kalo kompetencat...

Reforma Zgjedhore, ambasadorët rinisin takimet, Soreca pret në zyrë Yuri Kim, Norman e përfaqësuesit e OSBE

Edhe dita e sotme pritet të jetë e ngjeshur për ndërkombëtarët, të cilët janë angazhuar për zgjidhjen e ngërçit politik mbi Reformën...

Në mjediset e banuara me shumicë serbe në Kosovë, tash për tash nuk ka persona të infektuar me virusin COVID-19.

Deri më tash janë testuar 27 pacientë, ndërkaq që të gjitha mostrat e personave që konsiderohen potencialisht të infektuar, dërgohen në Institutin për virusologji, vaksinë dhe serum “Torlak“ në Beograd.

Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, specialisti i epidemiologjisë i Institutit të Shëndetit Publik në Mitrovicën e Veriut, Aleksandar Antonijeviq.

Institucionet shëndetësore në mjediset me shumicë serbe në Kosovë, funksionojnë në kuadër të sistemit të Serbisë. Antonijeviq ka thënë se janë të organizuar në të gjitha mjediset në Kosovë ku jetojnë serbët, sikurse në Graçanicë, Gjilan, Shtërpcë dhe të tjera.

“Kemi infektologë, kemi organizuar njësitë izoluese dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm. Është mbuluar i gjithë territori i Kosovës, aty ku ka serbë”, tha Antonijeviq.

Sipas tij, ka mjaftueshëm mostra për testim, por kanë edhe rekomandimin që të kursejnë, marrë parasysh që nuk e dinë si do të zhvillohet më tej situata.

Pa kontakte me shëndetësinë e Kosovës

Drejtori i Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicën e Veriut, Milan Ivanoviq ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë që në institucionet shëndetësore serbe në Kosovë, situata epidemiologjike është stabile dhe se punëtorët shëndetësor janë të gatshëm që t’i përmbushin detyrimet e tyre për trajtimin e të sëmurëve eventual nga ky infeksion.

Ai thekson që tashmë posedojnë “një numër të respiratorëve”, ndërkaq që në Klinikën Infektive ka 16 vende për trajtim spitalor, me kushtetë mira të izolimit. Sipas tij, pacientët serb nga Kosova do të dërgohen në klinikat infektive në Serbi, në Kragujevc, Nish dhe Beograd.

“Kemi pajisjet e nevojshme mbrojtëse, ilaçet, ne gjithashtu kemi edhe dhomat për izolim, auto-ambulancat e nevojshme dhe në kuadër të sistemit tonë të shëndetësisë, punojmë sipas procedurave dhe udhëzimeve të institucioneve tona kompetente në Beograd“.

“Jemi në kontakt me to, i zbatojmë masat dhe aktivitetet e nevojshme, si dhe trajtim i të sëmurëve mund të bëhet në kuadër të trajtimit të izolimit në shtëpi, vetizolimit. Por, kjo mund të bëhet edhe në formën spitalore dhe sigurisht, kemi qendra të kujdesit shëndetësor terciar dhe klinika, reparte infektive në klinikat infektive”, tha Ivanoviq.

Në pyetjen e Radios Evropa e Lirë se a ekziston bashkëpunimi me sistemin shëndetësor të Kosovës. Ivanoviq thekson që nuk ekziston komunikim i drejtpërdrejtë dhe as kontaktet, por që të gjitha të dhënat publikohen përmes Departamentit të shendetit publik.

“Me siguri që ekzistojnë kontakte të caktuara përmes atyre institucioneve dhe me siguri edhe përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë ose në ndonjë nivel më të lartë”, tha Ivanoviq.

Në Shtëprcë, shtabi i krizës shumetnik

Në komunën e Shtëprcës, po ashtu me shumicë serbe, është formuar shtabi i krizës i përzier, kundër koronavirusit.

Pacientët e infektuarit eventual të komunitetit serb, do të dërgohen në Qendrën Spitalore Klinike në Mitrovicën e Veriut, ndërkaq ata të komunitetit shqiptar do të dërgohen në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar drejtori i Shtëpisë së shëndetit në Shtërpcë, Sasha Krstiçiq.

“Nuk kemi të bëjmë me ndarje, por pacientët me përkatësi serbe zakonisht dërgohen në Mitrovicë, sepse atje ekziston Departamenti për shëndetin publik dhe nëse është e nevojshme, ata dërgohen në klinika infektive në Serbi. Pacientët, shqiptar dërgohen në Prishtinë, sepse ata e kanë atje klinikën e tyre infektive“.

“Në momentin që kemi të bëjmë me mjedis të përzier, duhet të funksionojmë kështu. Këtu nuk kemi diferenca lidhur me këtë çështje dhe është në interesin e të gjithë neve që në territorin tonë dhe në komunën tonë të mos kemi probleme me epideminë”, tha Krstiçiq.

Ai shtoi që Shtëpia e Shëndetit është institucion shëndetësor i llojit parësor, ku nuk mund as të caktohet diagnoza, por vetëm mund të dyshohet lidhur me virusin dhe për këtë arsye është krijuar ekipi mobil, i cili punon 24 orë.

Mungesat në barnatore

Një nga pronarët e barnatoreve në veri të Kosovës, Vojkan Laketiq, thotë që asnjëherë nuk ka mjaftueshëm krejt çka nevojitet nga barërat.

“Situata është e tillë sa që me çfarëdo që furnizohemi, zhduket brenda ditës ose dy ditëve dhe në mënyrë të vazhdueshme diçka mungon. Asnjëherë nuk arrijmë që t’i kompletojmë të gjitha, sikurse asepsol, dorëza, maska mbrojtëse, xhel, por gjithmonë na mungon diçka. Furnizohemi me diçka, shpenzohet diçka, përsëri furnizohemi, por sërish shpenzohet. Po përpiqemi të bëjmë më të mirën ashtu siç dimë dhe mundemi”, tha Laketiq.

Ai shtoi se pret që situata të jetë edhe më e vështirë, marrë parasysh që epidemia është në përparim e sipër, ndërkaq që furnizimet janë drejt fundit.

Më së vështiri për të moshuarit

Qytetarët e Mitrovicës së veriut, kryesisht janë të informuar lidhur me atë se si duhet të sillen në kohën e pandemisë së koronavirusit dhe cilave instiucione duhet t’iu drejtohen

Por, megjithatë, qytetarët që janë të shtyrë në moshë, ende nuk e dinë se çfarë duhet të bëjnë dhe konsiderojnë si i janë lënë stihisë, marrë parasysh që terapitë e përshkruara mund t’i sigurojnë vetëm në Serbi, për shkak të sigurimit shëndetësor të Serbisë dhe për këtë më së shpeshti e shfrytëzojnë qytetin më të afërt të atij shteti, Rashkën, i cili gjendet rreth 15 kilometra nga vendkalimi kufitar Kosovë-Serbi, në Jarinë.

Tomislav Radoviq, pensionist, thotë se është i irrituar me situatën.

“Unë nuk di se çfarë të bëj. Jam në hall të madh. Nuk kam barëra. Nuk mund të shkoj askund. Kush do të mi sigurojë barërat në Rashkë? Kush? Ku janë ata studentët që të shkojnë dhe të mi blejnë?”, tha Radoviq.

Ai shtoi se nuk dinte se kujt t’i drejtohej për ndihmë.

“Kujt t’i drejtohem? Këtu nuk e njoh askënd. Kryetari nuk po reagon. As kryetari i komunës nuk po reagon, që të dërgojë pak vullnetarë nga shtëpia në shtëpi dhe të na pyesin se a na nevojitet ndodnjë gjë, se a më nevojiten ilaqet dhe të nisin veturat e të shkojnë në Rashkë. Këtu e kam listën e specifikuar se çfarë më nevojitet të më sjellin, por nuk gjendet askush. Unë jam krejtësisht i rrezikuar, maskë nuk kam, dorëza nuk kam. Tash isha në barnatore, nuk ka asgjë”, tha Radoviq.

Dragana Muriq thotë se i përcjell televizionin, internetin, lexon dhe e di që përmes telefonit duhet të informojë dhe lajmërojë në rast se ndjenë ndonjë simptom të virusit. Megjithatë, ajo thotë se tashmë ka frikë edhe më shumë.

“Tash, gjithnjë e më shumë po kam frikë. Deritash kam qenë optimiste e madhe, por tash, duke e përcjellë situatën, më duket se mediet janë të preokupuara dhe po e përcjellin gjithë këtë, por unë jamë gjithnjë e më e shqetësuar”, tha Muriq dhe shtoi se nuk ka arritur të sigurojë furnizime ushqimore.

Dragana Gavriloviq vlerëson që informim lidhur me parandalimin e koronavirusit është mjaft i mirë, ndërkaq që ka edhe furnizime me artikuj të konsumit të përditshëm.

“Furnizime ka, sa i përket ushqimit. Ndërkaq, sa i përket barnatoreve, nuk e di, por po thonë që nuk kanë maska, asepsol dhe të ngjashme. Po pres që të ketë furnizme edhe me këto”, theksoi Gavriloviq.

Numri i përgjithshëm i konfirmuar i personave të infektuar me virusin COVID-19, deri më 22 mars në Kosovë është 31, ndërkaq që është shënuar edhe viktima e parë e këij virusi, që ka përfunduar me fatalitet.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Austri : 40 milionë euro investim për zgjerimin e infrastrukturës së biçikletave

Ministrja e Mbrojtjen së Klimës në Austri, Leonore Gewessler, ka bërë të ditur se është duke investuar 40 milionë euro në zgjerimin...

Avokati nuk paraqitet, shtyhet për në 10 qershor seanca e Kajmakut

Gjykata e Tiranës ka shtyrë për në 10 qershor seancën gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku. Shkak i...

Mbretëria e Bashkuar pret Samitin Global të Vaksinave: Askush nuk mund ta prodhojë atë i vetëm

Sot në Londër është mbledhur Samiti global i vaksinave i organizuar nga Gavi, aleanca globale për vaksinat dhe nga qeveria britanike.

Meta nxjerr dekretin, kush është emri i propozuar

Arben Shehu është emri i zgjedhur nga Meta që i propozohet Kuvendit të Shqipërisë për t’u zgjedhur Kryetar i Kontrollit të Lartë...

Lleshaj për përplasjen tek Teatri Kombëtar: Ligji parashikon deri në përdorimin e armëve…policia qëndroi tek shtrëngimi fizik

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ditën e sotme në foltoren e Kuvendit i është përgjigjur interesit të deputetëve të opozitës për sa...