Serbi, rastet nga COVID-19 rriten në 171, vendi mbyll parqet dhe zonat publike

Mos i humb

BE-ja vendos sanksione kundër Bjellorusisë, ngrin llogaritë bankare të oligarkëve

Sanksione kundër Bjellorusisë. Deputetët e Europës kanë përgatitur një përgjigje të ashpër ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut nga Presidenti Alexander...

OFL iu çon formularin 3 të dënuarve për vrasje e trafik droge në Tiranë e Durrës: Deklaroni burimet e pasurisë brenda 48 orëve

Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar formularët për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë tre të dënuarve në Tiranë dhe Durrës.

Britani e Madhe/ Covid fut në izolim 12 milionë njerëz

Duke filluar nga mesnata e kaluar, gati 12 milionë njerëz në Britaninë e Madhe (nga një popullsi totale prej 66 milionë) janë...

Gjermani, pezullohen 29 policë për postime raciste

Në rajonin Nordrhein-Westfalen të Gjermanisë janë pezulluar 29 policë që kanë kryer postime raciste në grupet e bisedave në WhatsApp.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se nga nesër parqet dhe zonat publike të destinuara për rekreacion dhe sport në mbarë vendin do të jenë të mbyllura, në përpjekje për të luftuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), nga i cili deri më tani në Serbi janë konfirmuara 171 raste dhe një vdekje.

“Nuk ka më parqe e zona publike për fëmijë dhe për askënd”, tha presidenti Vuçiç në një fjalim para kombit, ku ai foli për ndalimin e qëndrimit në parqe dhe zona publike të destinuara për rekreacion dhe sport.

Po ashtu edhe mbledhja e më shumë se pesë personave nëpër shtëpi ka qenë e ndaluar në Serbi, ndërsa pesidenti Vuçiç njoftoi se edhe orari aktual i kufizimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve është zëvendësuar me një orar të ri, gjegjësisht ora policore do të zbatohet nga ora 17:00 deri në orën 06:00. 

“Mos më bëni të vendos orë policore 24 orë në ditë. Shikoni Italinë, 793 persona vdiqën brenda një dite. A e kuptoni se çfarë po ndodh… nuk e them këtë për shkak të politikës. Ju lutem, mos dilni nga shtëpia. Nëse njerëzit qëndrojnë në shtëpi, ora policore që të hënën mund të ndryshohet nga ora 13:00”, tha Vuçiç.

Vuçiç theksoi se që nga 5 marsi 318 mijë persona kanë hyrë në Serbi dhe se disa prej tyre e dinin se janë të infektuar. 

“Ejani për trajtim falas. Ne do t’ju shërojmë, por thjesht mbajeni në mend… nëse qëndroni në shtëpi nuk infektoni askënd dhe askush nuk mund t’ju infektojë juve”, tha ai. 

Dje, Serbia konfirmoi vdekjen e parë nga koronavirusi i ri. Numri i rasteve në Serbi ka arritur në 171, me 11 pacientë në gjendje kritike.

Të dielën e kaluar, vendi shpalli gjendje të jashtëzakonshme duke kufizuar lëvizjen e lirë për personat mbi 65-vjeç në zonat urbane dhe për personat mbi 70-vjeç në zonat rurale. 

Një orë policore gjatë natës po ashtu u vendos të mërkurën për të luftuar pandeminë.

Koronavirusi, i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, është përhapur në të paktën 167 vende dhe rajone në mbarë botën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila etiketoi shpërthimin një pandemi, fillimisht epiqendër e shpalli Kinën, por aktualisht epiqendër e koronavirusit është shpallur Evropa.

Me mbi 297 mijë raste të konfirmuara në mbarë globin, numri i vdekjeve nga koronavirusi ka tejkaluar shifrën 12.500.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Maskat transparente dhe ato me valvule, të rrezikshme për përhapjen e coronavirusit

Njerëzit që mbajnë maska plastike në fytyrë, ose edhe ato që janë të pajisura edhe me një valvul, mund të shpërndajnë spërkla...

Danimarka shtrin kufizimet antiCOVID-19 në të gjithë vendin! Rekord infeksionesh në Holandë

Danimarka do të shtrijë kufizimet antiCOVID-19, tashmë të vendosura në zonën e Kopenhagës, në të gjithë vendin dhe do të vendosë masa...

Vazhdon të rritet bilanci i viktimave nga COVID-19 në Indi, Brazil dhe Meksikë

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1.247 vdekje, në Brazil 858, ndërsa...

Kryevirologu amerikan gati të vërë bast: Vaksina e sigurt në nëntor, por nuk përjashtohet edhe në tetor

Kryevirologu amerikan Anthony Fauci është gati të vërë bast për një vaksinë efektive që do të jetë gati në nëntor ose dhjetor...

Facebook akuzohet se “po i vëzhgon” përdoruesit e Instagram-it përmes kamerave

Facebook Inc. përsëri po paditet për gjoja spiunim në përdoruesit e Instagram, këtë herë përmes përdorimit të paautorizuar të kamerave të tyre...