Serbia dhe Bosnja, letër BE-së: bindeni Kosovën të heqë taksën doganore

Mos i humb

Serbia dhe Bosnja do t’i dërgojnë një letër të përbashkët të shteteve anëtare të Bashkimit Europian, për t’u ankuar për futjen nga Kosova të taksës doganore në masën 100 përqind për mallrat nga këto dy vende. Këto dy shtete, e llogarisin këtë letër si shansin e fundit që Prishtina të anullojë vendimin, i cili u ka shkaktuar një tërmet në tregun me Kosovën. Për letrën është rënë dakort mes ministrit të Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajiç dhe atij të Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnjës, Mirko Saroviç.

Të dy ministrat shprehën shqetësimin e tyre mbi joefikasitetin dhe reagimin e butë të bashkësisë ndërkombëtare, e cila sipas tyre ka bërë shumë pak për të bindur Kosovën që të tërhequr masën.

Ljajiç dhe Saroviç në këtë kuptim janë pajtuar për t’iu referuar në letër të përbashkët të shteteve anëtare të BE dhe, duke pasur parasysh faktin se më 17 dhjetor mbahet mbledhja e Këshillit të Stabilizim-Asociimit mes Bashkimit Europian dhe Kosovës.

Ata ranë dakord se ky është shansi i fundit për BE-në që t’i kërkojë Prishtinës heqjen urgjente dhe të menjëhershme të taksës së rëndë, ose të kërkojë pezullimin e MSA-së midis BE-së dhe Kosovës.

“Rritja e tarifave nuk shkel vetëm marrëveshjen e CEFTA-s dhe MSA-së, kjo është një shkelje e rëndë e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, dhe mbi të gjitha shkel të drejtën e për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit, si dhe të drejtën e trajtimit”, thuhet në deklaratën e tyre.

Reagimi vjen një ditë pas dështimin të këtij misioni nga ana e Komisionerit Johannes Hahn. Në Prishtinë, diplomatit të lartë të Brukseli iu tha qartë nga Haradinaj, se pa njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Beogradi, nuk ka asnjë anullim të taksës doganore. Për Prishtinë, kjo është qartazi një masë, si një mënyrë e vetme e mbetur për të ndërgjegjësuar Beogradin që mos vijojë të punojë kundër Kosovës. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit