Serbia do anëtarësim në BE dhe ndihmë ekonomike për marrëveshje me Kosovën

Mos i humb

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se marrëveshja me Kosovën nuk është e mundur pa një pako gjithëpërfshirëse.

“Nuk jam optimist lidhur me marrëveshjen. Nëse mendoni se marrëveshja është e mundshme pa pakon gjithëpërfshirëse, pa ndihmën shtesë ekonomike, rritjen e shpejtë e dramatike në të gjitha fushat në Serbi, pra pa pako gjithëpërfshirëse që ka të bëjë me të ardhmen tonë, as që më shkon ndër mend t’iu flas për marrëveshje”, citon agjencia e lajmeve beta të ketë thënë Vuçiç.

Ai ka shtuar se mendon që Serbia e ka të mirë platformën e vet.

“Para së gjithash është i rëndësishëm interesi i popullit tonë në Kosovë. A është ai real pa pakon gjithëpërfshirëse, nuk është pasi Serbia s’e do pa pako”, ka thënë Vuçiçi.

Më herët Vuçiçi për Reuters kishte thënë se për marrëveshje (me Kosovën) është e domosdoshme që Serbia të marrë garanci për hyrje në Bashkimin Europian./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit