Serbia i kërkon ndihmë BE-së për heqjen e taksës

Mos i humb

Presioni për heqjen e taksës të vendosur për produktet nga Serbia nuk ka të ndalur. Këtë herë është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ai i cili i ka bërë thirrje Bashkimit Europian që të ndikojë më fuqishëm tek Prishtina.

“E lus BE-në që kërkesat e saj ndaj palës shqiptare të jenë më të qarta dhe më specifike, jo sepse do t’iu gëzohesha atyre, por mendoj se e kemi shumë të rëndësishme të vazhdojmë të bisedojmë për serbët në Kosovë dhe për neve”, tha Vuçiç.

Ai tha se ka dëgjuar nga Prishtina se qëllim kryesor i taksës është t’i sjellë Serbisë dëm ekonomik dhe politik.

“Nuk mendoj se disa njerëz, që e konsiderojnë veten burrështetas, kanë qasje serioze derisa bëjnë politikë për t’i bërë dëm dikujt”, tha Vuçiç.

Qeveria e Kosovës u ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnja qysh në muajin nëntor.

Ndonëse komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar heqjen e taksës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ajo nuk do të hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovën, transmeton REL.

Vuçiç e ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut për normalizim marrëdhëniesh me Kosovën me heqjen e taksës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit