Serbia i tërheq vërejtje Britanisë së Madhe për Kosovën

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, siç shkruan gazeta e Beogradit “Novosti”, ia ka tërhequr vërejtjen Britanisë së Madhe për shkak të qëndrimit të saj që mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të rrallohen.

Sipas shkrimit të kësaj gazete, Daçiç ia ka tërhequr vërejtjen ambasadorit britanik në Beograd se Serbia nuk do ta shikojë me sy të mirë Britaninë e Madhe nëse në gusht, kur do ta kryesojë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në rendin e ditës do ta vërë çështjen e rrallimit ose të ndërprerjes së mbledhjeve publike për shqyrtim të situatës në Kosovë.

Daçiç këtë qëndrim të qartë të Beogradit ua ka transmetuar edhe përfaqësuesve diplomatikë të Mbretërisë së Bashkuar në New York.

“Pala jonë mendon se pozicioni i Britanisë së Madhe ndaj mbledhjeve rreth Kosovës është i palejueshëm, aq më parë pasi që Londra do të jetë mikpritëse e samitit të Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor ku do të përpiqet për stabilitet të rajonit i cili me këto aksione diplomatike të paralajmëruara, e rrezikojnë”, thotë kjo gazetë.

Mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të KB-së në të cilat shqyrtohen raportet e sekretarit të Përgjithshëm për situatën në Kosovë mbahen në çdo tre muaj.

Kundër mbajtjes së të tillë të mbledhjeve janë edhe SHBA-ja e Franca si anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit si dhe tri vende të tjera perëndimore. Rusi dhe Kina janë kundër./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit