Serbia me skenar për shpërbërjen e Policisë së Kosovës në veri

Mos i humb

Serbia vazhdon të propagandojë në dy pista, njërën se janë për dialog pa kushte me Kosovën dhe se duan gjetje të një zgjidhje përfundimtare, dhe tjerën duke përgatitur skenare nga më të ndryshmet që situata, veçanerisht në veri, të eskalojë.

Burime të Ballkani.info brenda institucioneve të sigurisë kanë thënë se Beogradi zyrtar tashmë është në përgatitje të një skenari të ri me qëllim të provokimit të situatës.

“Skenari i ri që është duke u përgatitur nga Serbia synon provokim të rëndë, pasi që qëllim ka shpërbërjen e Policisë së Kosovës në veri të vendit”, thonë këto burime.

Tutje këto burime thonë se në komunat e banuara me me shumicë serbe, kryesisht në Zubin Potok pjeëstarët serbë të Policisë së Kosovës, e që njëkohësisht vazhdojnë të jenë pjesë e strukturave ilegale paralele, planifikojnë që të inskenojnë rrebelim dhe mos të pranojnë më urdhra nga Komanda Qëndrore në Prishtinë.

“Ata planifikojnë që t’i shkëpusin lidhjet me Prishtinën, pra me Komandën e Përgjithshme të Policisë së Kosovës. Ky plan i tyre nga Beogradi dhe strukturat ilegale që veprojnë në këto pjesë”, theksojnë këto burime.

Sipas tij, ky skenari vije si rezultat i pakënaqësive të popullatës serbe me këto struktura si dhe ka për qëllim shpërqëndrimin e vëmendjes se opinionit publiki nga protestat masive kundër Vuçiqit, “1 nga 5 milionë.

“Po ashtu ky skenar është edhe shpërqëndrim nga dialogu përfundimtar Kosovë-Serbi, dhe problemet tjera të pritshme në Serbi. Është tashmë e qartë se situata politike dhe e sigurisë në Serbi është shumë e rëndë dhe Vuçiqit po i dalin gjërat nga kontrolli”.

Të kujtojmë se ditëve të fundit i gjithë spektri politik në Serbi është kërcënuar me ndërhyrje ushtarake në Kosovë nëse, sipas tyre, Prishtina “ushtron dhunë në veri dhe tenton ta fus nën kontroll këtë pjesë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit