Serbia pret përfshirjen e Rusisë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Mos i humb

Beogradi pret që Moska të veprojë si ndërmjetëse në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një takim me kreun e Senatit rus, Valentina Matviyenko të mërkurën.

Vuçiç ka theksuar se çështja e Kosovës është përmendur në bisedimet e tij të së martës me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Kemi disa pajtueshmëri, në rast se ka ndonjë konflikt, formati do të zgjerohet në mënyrë që të zgjidhet situata”, ka thënë Vuçiq. “Kërkova nga Rusia që të veprojë si ndërmjetëse dhe presidenti u pajtua”, shtoi ai.

“Nëse shqiptarët kërkojnë që SHBA të bëhet ndërmjetës në bisedimet me Kosovën, atëherë ne do të kërkojmë që Rusia t’i bashkohet këtij procesi”, theksoi Vuçiç./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit