Serbia raporton 2 të vdekur dhe 77 raste të reja me koronavirus

Mos i humb

Në Serbi, deri në orën 15:00 të datës 5 shtator, janë regjistruar gjithsej 31 849 raste me koronavirus.

Që nga raporti i fundit, mostrat e 7 848 personave janë testuar, nga të cilat 77 janë pozitive.

Gjithashtu është bërë e ditur se në 24 orët e fundit, dy persona kanë ndërruar jetë, raporton media serbe B92.

Autoritetet shëndetësore serbe kanë bërë të ditur se deri më tani kanë testuar 974,411 për COVID-19.

Ndryshe, 38 pacientë po trajtohen me oksigjeno terapi, 489 prej tyre ishin të shtruar në spital dhe 75 pacientë u liruan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit