Serbia shkarkon anëtarin serb të bordit të RYCO sepse konfirmoi pjesëmarrjen në takimin në Kosovë

Mos i humb

Ishte paraparë që sot të mbahet takimi i bordit drejtues i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor RYCO, por takimi ka dështuar pasi mbrëmë anëtarja e bordit, Milica Skileviç, është shkarkuar nga shteti i Serbisë vetëm pse ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin në Prishtinë.

Për pasojë, sot nuk ka pasur mundësi të ketë vendimmarrje për shkak të mungesës së kuorumit.

Ministri i Kulturës, Kujtim Shala, ka thënë se anëtari është shkarkuar vetëm pse e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e sotëm.

“Mbrëmë në orët e vona jemi njoftuar se njëri nga anëtarët e Serbisë është shkarkuar nga qeveria e Serbisë vetëm pse e ka konfirmuar ardhjen këtu. Dhe sot nuk kemi pas mundësi ta vazhdojmë takimin për shkak të mungesës së kuorumit”, tha ai, raporton Kosovapress. Ministri i ka bërë thirrje BE-së që të bëjë presion në mënyrë që Serbia të mos pengojë punën e kësaj organizate.

“I bëj thirrje Bashkimit Europian që të bëjnë trysni tek autoritetet serbe që të mos përdorin politikën. Jemi të përkushtuar që këtë takim ta mbajmë por na nevojitet mbështetje se siç po shihet Serbia edhe të rinjtë po i ndan”, u shpreh ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit