Serbia vazhdon të kundërshtojë ashpër futjen e “lojtarëve të rinj” në dialog

Mos i humb

 

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë se ka pasur kërkesa krejtësisht të paarsyeshme që tani në dialogun mes Beogradit e Prishtinës të futën “lojtarë të  rinj”.

Ai thotë se kjo po bëhet vetëm për të forcuar pozicionin e Prishtinës dhe theksoi se presioni nuk do të përshpejtonte kompromisin.

“Shtetet e Bashkuara janë dhe tashmë të informuar mirë dhe tërthorazi të kyçet në të gjithë procesin”, i tha ai gazetës ” Veçernje Novosti”, duke komentuar mbi ftesën e Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për të angazhuar Shtetet e Bashkuara në dialog.

Përveç kësaj, faza e re e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë do të ndërmjetësohet nga drejtoresha për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, si dhe zëvendësdrejtore menaxhuese në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm, Angelina Einchorst, shkruan lajmi.net. Misioni i saj është që të përshpejtojë dhe intensifikojë bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke synuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Mirëpo, në Serbi po kundërshtohet edhe ajo, atje kanë frikë se Einchorst do t’i dalë në krahë Kosovës në shumë raste, andaj e kanë kundërshtuar pranin e saj duke e cilësuar si të njëanshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit