Server: Anëtarësimi i Maqedonisë në Bashkimin Europian deri më 2024

Mos i humb

Daniel Server, analist politik, konsideron se Maqedonia në qershor do t’i fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe për pesë vite do të jetë nga fundi i procesit për anëtarësim.

Server është profesor i studimeve ndërkombëtare në Universitetin “Xhon Hopkins” dhe njohës i mirë i ngjarjeve në Ballkan.

“Nuk jam në biznesin e parashikimeve, por konsideroj se më se realiste është që Maqedonia për pesë vite të jetë nga fundi i procesit për anëtarësim në BE”, deklaroi Server për MIA-n.

Ai shtoi se kjo do të varet shumë nga stabilizimi i klimës vendore politike që do të mundësonte implementim me kohë të reformave.

“Lidhur me anëtarësimin në BE, Maqedonia është përballë dy sfidave, implementimit të “akis” (të drejtat dhe obligimet e përgjithshme të detyrueshme në të gjitha vendet anëtare të BE-së), si dhe pavarësia e gjyqësisë. Nëse këto reforma, të ashtuquajtura shtylla rezistuese të një ndërtimi, implementohen me kohë, Maqedonia është në rrugë të sigurtë të bëhet anëtare e BE-së”, deklaroi Server.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit