Sfida e pritshme e fluturimeve ajrore: 20 orë në qiell me palestër, dhoma gjumi, sallë për fëmijë!

Mos i humb

Një fluturim nga një skaj i botës në tjetrin, duke lidhur Sydney dhe Londër, është tashmë një hap afër arritjes. Airbus dhe Boeing, dy prodhuesit më të mëdhenj të avionëve në botë, janë kontaktuar nga kompania australiane Qantas Airways, për të mundësuar ndërtimin e një aeroplani për të qenë 20 orë në fluturim pa ndërprerë.

Projekti Sunrise, siç e ka quajtur Qantas, kërkon të sigurojë avionë që mund të transportojnë rreth 300 pasagjerë dhe bagazhet e tyre, duke mos u ulur fare në tokë deri në 20 orë, që do ketë pra karburantin e majftueshëm, si dhe mundësinë e rehabilitimit që në ajër të situatave të emergjencës.

Më tej ajo kërkon që në një aeroplan të tillë të mund të gjendet një palestër, një bar, një sallë për fëmijë dhe dhoma gjumi.

“Ne sfidojmë veten të mendojmë përtej kornizave standarde”, tha Alan Joyce, drejtor ekzekutiv i Qantas Airways.

Një fluturim i tillë llogaritet të nisë në vitin 2022, dhe nëse projekti del me sukses, kjo mund të aplikohet dhe dhe për udhëtime ndërmjet qyteteve të mëdha në Amerikë, Evropë, Afrikë dhe Australi.

Aktualisht, Airbus A350 dhe Boeing 777X janë në konkurrencë dhe asnjë prodhues nuk ka komentuar hollësitë e projektit deri tani.

Linjat ajrore të tjera gjithashtu i konsiderojnë mundësitë e fluturimeve maratonë. Për shembull, Singapore Airlines do të rifillojë fluturimin e saj të drejtpërdrejtë nga Singapori në Nju Jork më 11 tetor, me një fluturim që zgjat 19 orë.

Por nëse kjo arrin, Sunrise do të tejkaloje të gjitha linjat ekzistuese të drejtpërdrejta me fluturime të planifikuara më shumë se 20 orë. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit