Sfidat e rihapjes së ekonomive mes rritjes së rasteve me Covid-19 në botë

Mos i humb

Ukrainë, 22 persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni ushtarak

Të paktën 22 persona, përfshirë studentë nga një shkollë ushtarake, mbetën të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur rëndë pas rrëzimit...

Meta mesazh të fortë në Ditën Botërore të të Moshuarve: T’iu rriten menjëherë dhe ndjeshëm pensionet!

Në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, Presidenti Ilir Meta thekson se kjo shtresë e shoqërisë ka nevojë për mirënjohje, respekt dhe vlerësim,...

1.674 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK...

OFL iu çon ultimatumet 4 të dënuarve nga Kurbini, Mati e Lezha: Deklaroni burimet e pasurisë për 48 orë

Operacioni Forca e Ligjit ka kaluar në veri të vendit duke iu kërkuar burimet e pasurisë 4 të dënuarve në zbatim të...

Ndërsa numri i rasteve të koronavirusit në botë i afrohet shifrës 11.5 milionë, qeveritë janë duke ndeshur me vështirësi në lidhje me mënyrën e rihapjes së ekonomive të tyre. Disa prej tyre kanë frenuar përpjekjet për rihapjen e ekonomive ose kanë tërhequr vendimet e tyre të mëparshme të rihpajes për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19.

Në Australi, zyrtarët njoftuan të hënën mbylljen e kufirit midis Viktorias dhe Uellsit të Ri të Jugut, dy shtetet më të populluara të vendit, pas shtimit të infeksioneve të reja. Mbyllja pa afat është masa e parë e këtij lloji në Australi që nga pandemia e gripit 100 vjet më parë. Izraeli njoftoi të hënën mbylljen e të gjitha lokaleve, klubeve, palestrave dhe pishinave publike për shkak të rritjes së rasteve të reja me koronavirus. Autoritetet e këtij vendi ulën numrin e njerëzve që mund të hanë në restorante dhe numrin e besimtarëve në objektet fetare. Në Izrael janë shënuar mbi 30,000 raste të konfirmuara dhe më shumë se 330 vdekje nga koronavirusi.

Në Shtetet e Bashkuara, ku rastet e infektimeve me koronavirus janë rritur në shumicën e shteteve, autoritetet në disa shtete, duke përfshirë Floridën dhe Teksasin, kanë rikthyer masat kufizuese. Zyrtarët në qarkun më të madh të Floridës, Majemi-Dade, të hënën urdhëruan mbylljen e restoranteve, palestrave dhe mjediseve të tjera. Kryebashkiaku i qytetit, Carlos Gimenez, po lejon dyqanet me pakicë dhe floktoret të qëndrojnë të hapura. Plazhet në këtë zonë do të rihapen të martën pasi ato u mbyllën për fundjavën e katër korrikut, ditës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Në Nju Jork, sallonet e bukurisë u hapën të hënën, por rihapja e hapësirave të restoranteve brenda objekteve është shtyrë për një kohë të pacaktuar në mënyrë që të parandalohet shtimi i infeksioneve të reja.

Universiteti i Harvardit njoftoi se do të rihapet në vjeshtë me më pak se gjysmën e studentëve të tij në kampus dhe mësimi do të zhvillohet online, përmes internetit. India njoftoi të hënën më shumë se 23,000 raste të reja të koronavirusit, duke e tejkaluar Rusinë që ishte në vendin e tretë në botë për nga numri i rasteve me Covid-19. India tani renditet vetëm pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit për nga numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të koronavirust. Vendi është i mbyllur për udhëtime ndërkombëtare, por qeveria gradualisht po heq kufizimet për turizmin vendor në përpjekje për të rritur ekonominë.

Në ButinUttar Pradesh, shteti më i populluar i Indisë, zyrtarët kanë zgjatur kufizimet ndaj bizneseve, monumenteve dhe atraksioneve të tjera në qytetin e Agras, përfshirë Taxh Mahallin, në mes të përhapjes së vazhdueshme të Covid-19. “Për të mirën e publikut, është vendosur që hapja e monumenteve në Agra nuk do të rekomandohet për momentin”, thanë autoritetet e distriktit në një njoftim të botuar në Hindi. Taxh Mahall dhe zona të tjera turistike në Agra janë mbyllur që nga muaji mars. Në Pakistan, Ministri i Shëndetësisë, Zafar Mirza rezultoi pozitiv për koronavirusin, zyrtari i lartë i fundit i qeverisë që infektohet me koronavirusi, pas Minstrit të Jashtëm, Moahmood Qureshi, i cili rezultoi pozitiv javën e kaluar. Të dy zyrtarët thanë se simptomat e tyre ishin të buta.

Greqia tha të hënën se ka ndaluar hyrjen e udhëtarëve nga Serbia deri më 15 korrik pasi numri i rasteve të koronavirusit në atë vend u rrit. Në Spanjë, një distrikt në pjesën veriperëndimore të vendit është vendosur në izolim gjatë gjithë javës sepse autoritetet kanë frikë nga një shpërthim i ri infeksioneve me Covid-19. Zyrtarët në La Marina, në rajonin e Galicias vendosën të gjithë 70,000 banorët në karantinë pasi disa lokale në këtë zonë raportuan raste të reja me koronavirus. Vetëm udhëtimet thelbësore brenda dhe jashtë qarkut janë të lejuara dhe mbledhja e më shumë se 10 personave është e ndaluar. Spanja ka qenë një nga epiqendrat e koronavirusit në Evropës me më shumë se 250,000 raste dhe 28,000 vdekje.

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele ka vendosur ta shtyjë për dy javë të tjera fazën tjetër të rihapjes së vendit për shkak të një rritjeje prej 50 për qind të numrit të rasteve të koronavirusit gjatë ditëve të kaluara. Qarkullimi i autobusëve duhej të fillonte të martën. Disa biznese dhe fabrika gjithashtu pritej të hapeshin të martën. Përpara fillimit të pelegrinazhit të haxhit që zakonisht terheq 2.5 milionë myslimanë në Arabinë Saudite, qeveria tha se do të kufizonte numrin e pelegrinëve në një mijë. Myslimanët nga jashtë Arabisë Saudite nuk do të lejohen këtë vit, dhe sipas rregullave të reja të njoftuara të hënën, pelegrinët nuk do të lejohen të prekin Qaben dhe do të duhet të mbajnë distancën fizike prej të paktën 1.5 metrash gjatë ritualeve dhe lutjeve.

Krerët e ligave profesionale të bejsbollit dhe futbollit në Japoni kanë vendosur të lejojnë hyrjen e tifozëve në stadiume duke filluar nga e premtja. Stadiumet do të fillojnë me një kapacitet maksimal prej 5,000 tifozësh, ose 50 për qind të kapacitetit të stadiumeve. Në Paris, Luvri, një nga muzetë më të vizituar në botë, u rihap të hënën. Vizitorëve u kërkohet të veshin maska dhe të respektojnë rregullat e distancimit fizik, dhe duhet të përdorin pikat e pastrimit të duarve të instaluara në hyrje të ndërtesës./VOA

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Akuza për korrupsion e nxjerrje sekreti hetimor/ GJKKO lë në fuqi pezullimin e zv.drejtorit të OFL-së, Artan Shkëmbi

GJKKO ka lënë sot në fuqi masën e pezullimit për Artan Shkëmbin, zv.drejtori i Operacionit Forca e Ligjit, pas akuzave për korrupsion...

Raporti i BERZH: Brenda 2020 ekonomia shqiptare bie me 9%. Ja sa parashikohet rimëkëmbja për 2021

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikon që për 2020 ekonomia shqiptare do të pësojë një goditje të fortë duke rënë me...

Meta mesazh të fortë në Ditën Botërore të të Moshuarve: T’iu rriten menjëherë dhe ndjeshëm pensionet!

Në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, Presidenti Ilir Meta thekson se kjo shtresë e shoqërisë ka nevojë për mirënjohje, respekt dhe vlerësim,...

Hysni Gucati sot paraqitet në Speciale

Hysni Gucati do të paraqitet sot për herë të parë para Dhomave të Specializuara në Hagë. Kryetari i Organizatës...

“Paketa e ilaçeve të Covid-19, deri në 600 mijë lekë”! Farmacistja i tregon çmimet, Basha: Duhet rimbursim 100%

Gjatë takimeve me bizneset në Durrës, kryedemokrati Lulzim Basha është ndalur te një farmaci, ku ka diskutuar me farmacisten lidhur me kushtet...