SHBA, 1 nga 5 vdekje te të rinjtë lidhet me opioidin

Mos i humb

Çdo e pesta vdekje e të rinjve në SHBA lidhet me lëndën narkotike opioid, ka treguar një studim.

Studimi i realizuar nga Sitali St. Michael’s në Toronto të Kanadasë po ashtu tregoi se numri i vdekjeve të lidhura me këtë lëndë është rritur për 292 për qind nga viti 2001 deri në vitin 2016.

Sipas studimit, 70 për qind e të vdekurve nga përdorimi i opioidit janë meshkuj.

Dr. Tara Gomes nga ekipi hulumtues e konsideroi si shqetësues faktin që kjo lëndë narkotike është kaq e përhapur tek të rinjtë në SHBA, duke theksuar se kriza mund të ketë ndikim mbi SHBA-të për gjenerata me radhë.

Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën “JAMA Network Open”./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit