SHBA, 20 milionë dollarë dëmshpërblim familjes së afrikano-amerikanit të vrarë

Mos i humb

Familjes së William Green (43), afrikano-amerikani të cilin e vrau policia në Maryland, do t’i paguhet dëmshpërblim prej 20 milionë dollarësh.

Policia në Maryland vrau Green derisa ishte ulur i prangosur në një makinë policie.

Në incidentin e 27 janarit, polici Michael Owen gjuajti shtatë të shtëna dhe gjashtë goditën Green.

Avokati i policit Owen, i cili u pezullua pasi filloi hetimi, tha se klienti i tij u deklarua i pafajshëm.

Owen u dënua në mars për vrasje të shkallës së dytë.

“Ne nuk duhet të harrojmë se Green është një baba, një bir dhe një vëlla si të gjithë ne, ky çmim nuk është i mjaftueshëm për jetën e tij”, tha Angela Alsobrooks, shefe e stacionit të policisë “Prince George”.

Vendimi i gjykatës erdhi dy javë pasi gjykata vendosi që familja e Breonne Taylor, një grua afrikano-amerikane e vrarë nga policia gjatë një bastisjeje në apartamentin e saj në mars në shtetin amerikan të Kentucky, do të marrë dëmshpërblim prej 12 milionë dollarë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit