Ballina Bota SHBA 364 milionë dollarë ndihmë për forcat peshmerge

SHBA 364 milionë dollarë ndihmë për forcat peshmerge

31
0

Gjenerali amerikan përgjegjës për operacionet e përbashkëta në Irak, Ralph Baker, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) vitin e ardhshëm do të ofrojnë ndihmë prej 364 milionë dollarësh për forcën kurde Peshmerga.

Sipas një deklarate me shkrim nga Ministria për Çështjet e Forcave Peshmerge, ministri në detyrë Kerim Sinxhar ka pritur në një takim gjeneralin Baker dhe një delegacion shoqërues.

Në deklaratë bëhet e ditur se gjatë takimit, gjenerali Baker ka theksuar para zyrtarëve kurd se shteti i tij do të vazhdoj të armatosur forcat peshmerge, duke shtuar se Kongresi Amerikan ka marrë vendimi që vitin e ardhshëm të ofrojë ndihmë prej 364 milionë dollarësh.

Nga ana tjetër, Sinxhar ka falënderuar SHBA-të dhe koalicionin ndërkombëtar për ndihmat e ofruara për peshmergat, duke kërkuar që forcat e koalicionit të ngelen në rajonin kurd në veri të Irakut për trajnimin e forcave peshmerge./Rtv islam/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here