SHBA, 4 të vdekur nga rrëzimi i një avioni të vogël

Mos i humb

Së paku katër persona humbën jetën në një aksident ajror që ndodhi në shtetin amerikan të Teksasit.

Të katër udhëtarët e një avioni të vogël Piper PA-46 humbën jetën gjatë aksidentit që ndodhi jo shumë larg nga aeroporti Hilltop Lakes i Teksasit.

Avioni po fluturonte nga Austin për në Luiziana. Mediat lokale raportojnë se aksidenti u shkaktua nga një defekt në motorin e avionit dhe se piloti nuk arriti të bënte ulje të detyruar në aeroportin Hilltop Lakes.

Shërbimi kompetent amerikan ka filluar një hetim për aksidentin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit