SHBA, 7 të vdekur nga përleshjet mes të burgosurve

Mos i humb

Së paku shtatë të burgosur kanë humbur jetën, ndërsa 17 të tjerë janë lënduar rëndë gjatë rrahjes që ndodhi në burgun e ruajtur në mënyrë të ashpër në shtetin federal amerikan të Karolinës Jugore.

Zëdhënësi i Drejtorisë së burgut në këtë shtet amerikan, Jeff Taillon, njoftoi se mbrëmë shpërtheu një rrahje masive mes të burgosurve në kompleksin e burgut Lee.

Përleshja zgjati disa orë, ndërsa situata është qetësuar pas intervenimit policor.

Taillon tha se mes të pësuarve nuk ka personel të burgut.

Burgu Lee është kompleks i ruajtur ashpër në Bishopvill në të cilën gjenden rreth 1.500 të burgosur, duke përfshirë edhe të dënuar për veprat më të rënda penale./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit