SHBA, 921 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19

Mos i humb

Numri i viktamve nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 6.058, pasi 921 persona kanë humbur jetën vetëm në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Numri i rasteve me COVID-19 në SHBA është rritur në 245.601, me 28.879 raste të reja në 24 orët e fundit, treguan të dhënat e përditësuara.

SHBA ngelet vendi me më së shumti raste në botë, pasuar nga Spanja me 117.710 të infektuar dhe Italia me 115.242.

Shteti më i prekur nga virusi në SHBA është New Yorku, ndërsa pas tij vijon New Jersey.

Numri i pacientëve në shtetin e New Yorkut u rrit nga 84.046 në 92.743.

Ndërkaq, në New Jersey deri më tani janë regjistruar 25.590 raste.

Shteti i New Yorkut njëkohësisht mban numrin më të madh të viktimave, me gjithsej 2.468 të vdekur nga COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit