SHBA blen pajisje mjekësore nga Rusia për shkak të COVID-19

Mos i humb

Forcat e Haftarit do të jenë shënjestër legjitime nëse sulmojnë interesat turke

"E rikujtojmë edhe një herë se në rast të shënjestrimit të interesave turke në Libi, kjo do të ketë pasoja shumë të...

Vetëm 4 muaj në detyrë, jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës

Kreu i kadastrës së Vlorës,  Bilbil Aliaj ka kërkuar dorëheqjen nga ky post, ku qëndronte prej katër muajsh. Aliaj...

Basha takim 1-orësh me ambasadorin gjerman

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë pasdite një takim me Ambasadorin Gjerman, Peter Zingraf. Takimi në...

Opozita kërkoi takim të hënën, OSBE rezervon sallën për të martën

Pavarësisht se opozita kërkoi që të kishte mbledhje ditën e hënë për takimin për Reformën Zgjedhore, është vendosur që kjo mbledhje të...

Zëdhënësja e Departametit Amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus, njoftoi se SHBA ka blerë pajisje mjekësore nga Rusia.

Në një deklaratë me shkrim Ortagus, lidhur me çështjen bëri të ditur se kjo marrëveshje është arritur në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

“Pas një telefonate më 30 mars mes presidentëve Trump dhe Putin, SHBA bleu një avion me pajisje mjekësore i cili mbërriti në New York më 1 prill me pajisje për frymëmarrjen dhe për mbrojtje individuale. Që të dyja vendet në kohët e krizave më parë kanë siguruar ndihma humanitare për njëra-tjetrën dhe do të sigurojnë edhe në të ardhmen. Është koha për të punuar së bashku për të mposhtur një armik të përbashkët që kërcënon jetën tonë”, tha Ortagus duke shtuar se SHBA po zhvillon luftë globale kundër COVID-19.

Sipas informacioneve nga burimet lokale, mësohet se avioni ushtarak “AN-124” me pajisje mjekësore i cili u dërgua SHBA-së nga Rusia për luftën kundër COVID-19 ka arritur në aeroportin ndërkombëtar JFK të New Yorkut.

Në një deklaratë Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se avioni me pajisje mjekësore dhe maska u nis drejt SHBA-së nga aeroporti ushtarak “Chkalovsky” në Moskë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një deklaratë më parë tha se “Për shkak të situatës së keqe epidemiologjike në SHBA, Rusia propozoi ndihmë me pajisje mjekësore dhe mbrojtëse. (Donald) Trump e pranoi këtë me mirënjohje”.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Rusi, rritet mbi 370 mijë numri i rasteve me COVID-19

Në një deklaratë nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Infeksionit të Koronavirusit në Rusi thuhet se në 24 orët e fundit...

Vuçiç: Vendimi i Malit të Zi për shtetasit e Serbisë është politik

Ai para gazetarëve tha se Serbia nuk do të marrë vendim për ndalimin e shtetasve malazezë në kufijtë e tyre.

Ekonomia e Eurozonës në vitin 2020 do të tkurret 8 deri 12 për qind

Shefja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, tha se ekonomia e Eurozonës këtë vit do të tkurret prej 8 deri 12...

Japonia ka përgatitur pakon më të madhe të stimujve ekonomikë në botë

Sipas mediave japoneze, buxheti shtesë rekord u miratua nga kabineti i kryeministrit Shinzo Abe, ndërsa qëllimi i tij kryesor është të ndihmojë...

Maqedonia e Veriut konfirmon tre vdekje dhe 25 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 622 testime, ndërsa janë regjistruar 25 raste të reja me COVID-19, ndërsa Instituti për shëndet...